Zviceranet marrin tregun e gazit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Qeveria shqiptare firmosi dje marrëveshjen për blerjen e gazit natyror me kompaninë zvicerane “Axpo”, e cila është bashkaksionere në projektin e Gazsjellësit TransAdriatik me 42.5 për qind. Në këtë marrëveshje, të nënshkrua nga ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, dhe përfaqësuesi i kompanisë, partnere në projektin TAP, Albrecht Zimmermman, parashikohet furnizimi i tregut shqiptar me gaz në masën 250 milionë metër kub në vit. Ministri Haxhinasto tha se marrëveshja do të rrisë sigurinë energjetike të vendit dhe do të ulë koston e energjisë për qytetarët shqiptarë dhe ata të shteteve të rajonit. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë zvicerane e cilësoi këtë marrëveshje hapin e parë drejt konkretizimit të projektit Transadriatik.
“Një nga pikat që qeveria shqiptare ka negociuar me konsorciumin TAP AG, është sigurimi i pikave dalëse dhe infrastrukturave që do të lidhen me një rrjet shpërndarës brenda territorit të Shqipërisë, duke e lidhur Shqipërinë me tregjet e gazit natyror të shteteve të tjera europiane”, tha Haxhinasto. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, kompania zvicerane AXPO angazhohet, të furnizojë dhe tregtojë energji në Shqipëri dhe në shtetet fqinje. AXPO ka për qëllim të sigurojë për një periudhë afatgjatë volume të konsiderueshme të gazit natyror nga shitësit e gazit te Shah Deniz përmes TAP-it.