Kahn Klubet qeshin me klauzolen e Reusit

Kahn: Klubet qeshin me klauzolen e Reusit

Marco Reus me siguri që do të largohet nga Dortmundi. Këtë e ka deklaruar si opsion pothuajse të panegociueshëm ish-portieri i Bayernit dhe kombëtares gjermane, Oliver Kahn. 25-vjeçari kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin, Bayern Munichun dhe Manchester Cityn. Dhe, Kahn beson se Reus do të jetë në një tjetër ekip në sezonin e ardhshëm. “Do të jetë shumë e vështirë për Dortmundin që ta mbajë Reusin, sidomos nëse marrim parasysh se ata nuk pritet të kualifikohen për në garat evropiane”, u shpreh Kahn për “Sport Bild”. “Klubet e mëdha në Evropë në ditët e sotme do të qeshin me çmimin prej 25 milionë eurosh”, shtoi ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama