Ja me sa ndeshje u denua Ronaldo

Ja me sa ndeshje u denua Ronaldo

Zyrtare: Cristiano Ronaldo dënohet për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen kundër Cordobës në fundjavë! Komisioni Disiplinor i La Ligës ka dënuar yllin e Real Madridit me dy ndeshje pezullim. Ronaldo u ndëshkua direkt me karton të kuq pas sulmit ndaj futbollistit kundërshtar Edimar. Ai ka shpëtuar lehtë duke u pezulluar për vetëm dy takimet e ardhshme në kuadër të La Ligës. Ai rrezikonte të dënohej me deri në 12 ndeshje moslojë, por Komisioni e ka dënuar për vetëm dy takime. Sigurisht, lajm i mirë për Real Madridin dhe vetë Ronaldon.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama