Ka ende shprese per Schumacher
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rekordmeni i Formula 1, Michael Schumacher ende vazhdon të jetë në gjendje kome, por tifozët dhe miqtë e tij vazhdojnë të japin mbështetje për shërimin e tij. Së fundmi sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski në finalet e Kupës së Anglisë veshi një palë këpucë ku shkruhej: “Vazhdo lufto Michael”. Gjithashtu dhe futbollistët e tjerë të Arsenalit kishin veshur bluza ku shkruheshin dëshira për përmirësimin e shëndetit të gjermanit.
Ndërkohë, doktorët që po kujdesen për shtatë herë kampionin e Formula 1, thonë se shërimi i tij është ende i mundur, por kjo do të kërkojë shumë kohë. Nëse Schumacher tregon shenja progresi mund të shërohet plotësisht, por nëse jo ka mundësi që ai të mos jetë plotësisht i vetëdijshëm kur të zgjohet. Schumacher ndodhur në koma prej katër muajsh pas aksidentit tragjik në alpet e Francës.