e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

KQZ, debate per pasqyrimin e te dhenave

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
KQZ, debate per pasqyrimin e te dhenave
Në mbledhjen e radhës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ditën e hënë ka patur debate mes përfaqësuesit të PS-së, Genci Gjonçaj, dhe kreut të KQZ-së, Arben Ristani, lidhur me saktësinë e të dhënave të KQZ-së. Sipas përfaqësuesit të PS-së të dhënat duhet të pasqyrohen ashtu siç janë dhe jo në interes të atij që garon.

Kreu i KQZ-së replikoi duke i quajtur gënjeshtra deklarimet e përfaqësuesit të PS-së. “Kërkoni të hidhni baltë. KQZ ka dhënë vetëm të dhëna të sakta, në rast se dyshon, unë do të jap këtë mundësi, së bashku me komisionin unë do t’ju jap mundësinë të shkoni tek databaze. Në rast se keni gënjyer, njëri nga ne do dalë të japë shpjegime publikisht”, tha Ristani.

Përfaqësuesi i PS-së në KQZ i drejtoi komisionit dy kërkesa, së pari të ndalohet praktika e dhënies së shifrave jo korrekte, dhe së dyti të vihet në funksion i gjithë sistemi i të dhënave që vijnë në KQZ nga KZAZ-të.