Aleanca Kuq e Zi reagon per humbjen e Bollanos
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aleanca Kuq e Zi përshëndeti të hënën himariotët pas mbylljes së procesit të votimeve në Himare, ku populli shqiptar dha verdiktin e tij kunder Vasil Bollanos. Aleanca vlereson që largimi i Bollanos do të garantojë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare dhe etnike në Shqipëri. Ky është ndeshkimi më i mirë që himariotët i japin bollanove në Shqipëri, pas denoncimeve të njëpasnjeshme të bëra nga aleanca Kuq e Zi për fyerjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, duke treguar se Himara është zëmra e Shqipërisë. Aleanca Kuq e zi përgëzon qytetarët himariotë për mënyrën se si ata e përdorën votën e tyre, mjetin më demokratik, për t’i thënë boll propagandave antishqiptare.
Pas zvaritjeve të shumta të proceseve gjyqësore kundër tij, kjo është edhe përgjigjia më e mirë që i jepet Vasil Bollanos nga gjyqtari më i drejtë, populli shqiptar, duke ndëshkuar korrupsionin në Himarë, të drejtuar nga Vasil Bollano. Qytetaret e Himares i dolën zot vendit të tyre duke zbuar dhe përcjellë renegatin Bollano së bashku me aferat korruptive dhe votuan shqip për të mbrojtur traditat, kulturën, historinë e tyre mijëravjeçare dhe identitetin kombëtar.