Himare, Goro: Besimin tuaj do ta kthej ne pune
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Fituesi i garës për bashkinë e Himarës, Jorgo Goro, dha të hënën deklaratën e pare, pas shpalljes së rezultatit zyrtar nga Komisioni i numërimit të votave.
“Votën e qytetarëvë dhe besimin që më dhatë do t'jua kthej në punë dhe shërbime për ju”, tha i zgjedhuri socialist në postin e kryetarit të bashkisë Himarë.
Goro mbërriti në Himarë rreth orës 16:00. Një varg i gjatë makinash e kanë shoqëruar atë nga Vlora drejt Himarës. Aty e prisnin qindra militantë të cilët festuan me Goron, jo para selisë së PS-së, për të shmangur incidentet, por në një shesh në periferi të qytetit.
Ndërsa Vasil Bollano, i cili duhet të lerë postin e kreut të bashkisë pas 7 vitesh, është parë nga i dërguari i Telegrafit në Himarë të qëndrojë vetëm pak minuta në selinë e OMONIA-s dhe pastaj është larguar.