e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Subashi: Po pengohen mediat per te ndjekur numerimin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Subashi: Po pengohen mediat per te ndjekur numerimin
Dëshira Subashi, nënkryetare e KQZ-së në një prononcim për shtyp ka denoncuar me tone të ashpra pengesën që sipas saj u është bërë mediave për të ndjekur procesin e numërimit të votave.

Subashi sqaroi se Kodi Zgjedhor i lejon mediave të ndjekin një proces të tillë.

“Sqaroj se në disa KZAZ mediat janë penguar për të ndjekur numërimin. Kodi Zgjedhor ka parashikuar që mediat nuk mund të pengohen në numërimin e votave, ka parashikuar që mediat të jenë në vendet e numërimit. Gjithashtu, Kodi i ka dhënë të drejtë medias që të jetë edhe si vëzhgues në një status tjetër, që ka të bëjë me akreditimin nga institucionet zgjedhore”, ka pohuar Subashi.

Kjo pengesë është ngritur qëllimisht për të penguar transparencën e rezultateve zgjedhore, thotë Subashi.