KOKSH, ende pa kryetar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpit Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, i tha gazetës Shekulli se zgjedhja e kryetarit të ri të KOKSH-it do të bëhet pas miratimit të statutit nga IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar).
Pak muaj nga afrimi i Lojrave Olimpike, ende nuk dihet emri i kryetarit të ri i KOKSH-it që do të përfaqësojë delegacionin shqiptar në Lojrat Olimpike, Londër 2012. “Kryetari i ri i KOKSH-it do të zgjidhet pas miratimit të statutit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar”, tha zoti Bello. Sekretari i përgjithshëm i KOKSH-it nënvizoi se “aktualisht po hartohet lista e delegacionit shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Olimpike, afati i së cilës është 23 marsi”.
Sipas tij Komiteti Olimpik ka si kompetencë sigurimin e kushteve sa me komode për sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe nga ana tjetër janë federatat përkatësë të cilat do të përcaktojnë qëllimet sportive në këtë Olimpiadë. Kujtojmë se vendi i kryetarit të KOKSH-it është vakant prej rreth 6 muajsh. Vendi ynë përfaqësohet me 9 sportistë në Olimpiadë ku katër prej tyre i përkasin peshëngritjes, një sportit të xhudos dhe katër vende të lira, të cilat do të plotësohen me dy sportistë nga sporti i notit dhe dy nga atletika. Risia në pjesmarrjen e Shqipërisë në Londër është përfaqësimi më katër peshëngritës ndryshe nga edicionet e tjera në të cilat jemi përfaqësuar me dy sportistë.
Peshëngritja shqiptare është një nga sportet më rezultative në përfaqësimin e Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare. Është pikërisht sporti i peshëngritjes nga i cili presim rezultate në këtë përfaqësim. Flaka olimpike do të nisë rrugëtimin e saj më 19 maj më përshkrimin e 8000 miljeve përpara se të arrijë në Londër më 27 korrik, ditë e cila përkon dhe fillimin e Lojërave Olimpike Londër 2012.
Futbolli drejt jo besueshmërisë
Humbja e besueshmërisë në rezultatet sportive sidomos në futboll, shikohet qartë në mungesën e theksuar të sportdashësve në shkallët e stadiumit. Shembulli i keq i humbjes së besueshmërisë janë edhe akuzat e njëpasnjëshme të sportdashësve ndaj rezultateve që prodhojnë skuadrat në fushën e lojës. Rasti i fundit është kontestimi i fitores së Tiranës ndaj Flamurtarit të dielën ku tifozëria në këtë rast u bashkua me thirrje kundrejt “autorëve” të mundshëm të shit-blerjës së rezultatit në favor të Tiranës. Por ky fenomen, pavarësisht i vërtetë apo jo është kthyer në një mjet të zakonshëm në rastet kur skuadra humbet.
Fenomeni ka prodhuar konceptim në kundravajtje me qëllimin parësor që ka sporti në përgjithësi. Futbolli tashmë nuk shikohet si një fushë ku njeriu mund të marrë argëtimin, relaksimin apo kënaqësinë, por po transformohet në një fabrikë që prodhon pakënaqësi, dyshim, stres, ndërkohë që koncepti për sportin është krejtësisht tjetër. Por cili është shkaku i këtij realiteti ku stadiumet po shkojnë drejt zbrazjes totale, ku futbolli po e humb misionin e tij që ka!? E komplikuar të japësh një përgjigje pasi kjo situatë është e akumuluar prej shumë vitesh dhe si pasojë asimilimi i shkaqeve me njëra tjetrën e ka transformuar problemin në një të vetëm, absurditet. Absurditet në organizim si në rangun institucional po ashtu dhe në rang klubesh.
Institucioni i futbollit nuk mund të heshtë gjithmonë kundrejt fenomeneve të dyshimta si ndaj akuzave për shitje ndeshjesh apo lënie ndeshjesh edhe në rastet kur ato janë të pa baza në fakte, pasi ndërmarrja e një hetimi nga FSHF-ja në rastet konkrete, të paktën do të krijonte një frymë besueshmërie në opinionin sportiv. Por në rastin kur nuk reagon në asnjë rast, atëherë krijohet hapësira e nevojshme për interpretime, burim konflikti dhe rrjedhimisht humbje besueshmërie kundrejt lojës së futbollit. Klubet nga ana tjetër të krijojnë përshtypjen e një rrethi vicioz, të cilat shpesh herë përdorin sportdashësit për të justifikuar rezultatet zhgënjyese si pasojë e lojës apo trukimeve të mundshme. Fenomeni i mosbesueshmërisë po udhëheq opinionin sportiv dhe po shkon ndoshta deri në sundim dhe kjo sepse mungon sipërmarrja morale, praktike dhe juridike për ndryshim e tij.