KLSH con Ylli Pangon ne Prokurori per 100 mije dollare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
I ra botës kryq e tërthor me dietat e shtetit, por tani duhet t’i bëjë llogaritë me prokurorinë. as më pak e as më shumë, por 100 mijë dollarë është shuma e dëmit ekonomik që i ka shkaktuar shtetit, ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango, aktualisht drejtor i përgjithshëm i agjencisë së Kërkimit, teknologjisë dhe inovacionit. rezultatet janë bërë publike nga vetë Kontrolli i Lartë i shtetit, (KLSH) gjatë ditës së diel. siç kanë bërë të ditur burimet zyrtare të këtij institucioni, kontrolli ka përfunduar në fund të muajit mars të këtij viti. inspektimi në agjencinë e Kërkimit, teknologjisë dhe inovacionit, është bërë për të parë rregullshmërinë financiare dhe vlerësuese për periudhën 1 mars 2010 deri më 30 shtator 2012. sipas KLSH-së, gjatë auditimit të kryer, krahas punës së bërë në këtë agjenci janë konstatuar edhe mjaft parregullsi dhe shkelje të legjislacionit.
Projektet
Inspektorët e KLSH-së, veç dëmit ekonomik kanë veçuar edhe projektet ku është shkaktuar dëmi më i madh. Nga auditimi i tyre, në tre projekte që do të zbatoheshin në bashkëpunim me subjekte private, nga 50 të miratuara, janë zbuluar parregullsi dhe shkelje të ligjshmërisë, me pasojë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 10.724.000 mijë lekë. projektet ku është shkaktuar ky dëm janë: projekti “model Kodi i prodhuesve të ujit”, me një dëm prej 8.015.000 lekësh. I dyti është projekti, “studimi kombëtar mbi delinkuencën”, me një dëm prej 1.613.000 lekësh. dhe projekti i fundit ku është shkaktuar dëmi prej, 1.098.000 lekësh është, “modeli parashikues për sezonin polenik të disa bimëve alergjizuese”.
Shkeljet gjatë kontrollit të ushtruar në agjencinë e Kërkimit, teknologjisë dhe inovacionit janë gjetur parregullsi dhe mungesë e dokumentacionit justifikues në shpenzimet e kryera në valutë për udhëtime e dieta jashtë vendit, si: shkresa për përballimin e shpenzimeve pa numër protokolli dhe pa datë, mungesë të ftesave dhe programit, të dokumenteve informuese mbi agjendën dhe rezultatet e shërbimeve zyrtare të kryera etj. gjithashtu, nuk është dorëzuar në institucionin epror, në Këshillin e ministrave dhe në agjencinë e prokurimit publik të regjistrave vjetorë të parashikimit dhe realizimit të prokurimeve për vitin 2010, 2011 dhe 2012, në kundër-shtim me kërkesat e përcaktuara me vendim të Këshillit të ministrave.
Një tjetër shkelje që është vërejtur nga KLSH-ja ka qenë edhe fakti që, “gjatë gjithë periudhës nën auditim, Bordi drejtues i agjencisë ka funksionuar pa sekretar, i cili zgjidhet nga anëtarët e tij, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 "për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike". E pikërisht për këto shkelje, për veprimet e kryera prej drejtorit, me pasojë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 10.724.000 lekë dhe keqmenaxhim të thellë të agjencisë, KLSH, bazuar në nenin 281 të Kodit të procedures penale ka depozituar në datën 31 mars të vitit 2013 kallëzim penal ndaj drejtorit të përgjithshëm të akti, Ylli Pango, për konsumim të veprës penale "shpërdorim të detyrës".
Agjencia, pa rregullore
Gjatë kontrollit të ushtruar në agjencinë e Kërkimit, teknologjisë dhe inovacionit është vënë re edhe një tjetër fakt: mosmiratim i rregullores së Brendshme të funksionimit të agjencisë. “mungesa e rregullores, ndër të tjera ka sjellë që të mos realizohet një nga kërkesat themelore që rregullon veprimtarinë e kësaj agjencie. Aktisë, për çështjet e përmbajtjes dhe të vlerësimit të programeve e të projekteve, mbështetet me ekspertizë nga komisionet e vlerësimit të programeve e projekteve, që propozohen nga drejtori i përgjithshëm dhe miratohen nga Bordi drejtues, në përputhje me rregulloren e funksionimit të kësajagjencie", thuhet në njoftimin e KLSH-së.