e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventus ne sulm per Jovetic

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventus ne sulm per Jovetic

Mund të jetë Jovetiç goditja e madhe e Juventusit në këtë merkato dimërore. Sipas zërave që vijnë nga Anglia, Juve është hedhur në sulm për të patur shërbimet e sulmuesit malazez. Siti mund të detyrohet t’a shesë për shkak të Fair Play-t financiar dhe duke qenë se ka blerë Bony për 38 milionë euro duhet të shesë dikë. Jovetiç është emri më i mundshëm për t’u larguar pasi Aguero nuk ka shanse të lëvizë dhe Dzeko është i vetmi sulmues shtatlartë që ka në dispozicion Pellegrini.