e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana e De Biasi votojne Ronaldon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana e De Biasi votojne Ronaldon

Ronaldo ishte fituesi i padiskutueshëm i Topit të Artë duke marrë 37.66 përqind të votave dhe i të njëjtit mendim ka qenë kapiteni kuqezi Lorik Cana dhe trajneri De Biasi. Cana ka votuar Ronaldon për vendin e parë ndërsa në vendin e dytë ka votuar Arjen Robben dhe në vendin e tretë Thomas Mueller.

Trajneri i Shqipërisë Gianni de Biasi ka votuar Ronaldon për vendin e parë ndërsa në të dytin ka votuar Philipp Lahm dhe në vendin e tretë Arjen Robben. Përfaqësuesi i medias, Besnik Dizdari ka qenë i një tjetër mendimi duke votuar Manuel Neuer si më të mirin ndërsa në vendin e dytë ka votuar Ronaldon dhe në të tretin Messin. I çuditshëm është fakti se as Cana dhe as De Biasi nuk e kanë përfshirë Lionel Messin në treshen e tyre të preferuar por kanë zgjedhur Robben dhe futbollistë gjermanë.