'Juventus, mos e bej kete kryeveper te jete falso'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi e ka merituar totalisht këtë kampionat italian, pas një gare të gjatë e të lodhshme, me disa ndërrime pozicionesh të rralla, por me një sprint final vdekjeprurës, përballë një Milani shumë të fortë. Nderime të gjithëve nga Andrea Anjeli te Xhuzepe Marrota, por mbi të gjithë Antonio Kontes dhe futbollistëve të tij. Me fitoren në xhep, ashtu siç ndodh shpesh, të gjithë nisin të shijojnë ngjitjen në majë të “karrocës” së fitimtarëve, dhe media të duartroket, thur elozhe dhe dhuron shifra të frikshme.
Por, sa nga këta gazetarë që duartrokasin, ishin gati ta mbronin këtë Juventus nëse gjithçka do të kishte shkuar në favor të Milanit? Sa nga këta punonjës të medias që thurin elozhe tani e kanë kuptuar realisht strategjinë e kësaj skuadre, e cila deri në verën e kaluar e shihte si një mrekulli vetëm faktin e kualifikimit në Ligën e Kampioneve? Uroj që përgjigjen e pyetjeve të mia t’i kenë shumë prej tyre dhe këtë e shpresoj për të mirën e futbollit tonë.
Triumfi i sivjetshëm i Juventusit ka karakteristikat e fantastikes, jo vetëm për rezultatet (asnjë humbje e pësuar), por për mënyrën sesi ai ka ardhur. Trofeu që ata do ngrenë në ajër të dielën do të mbulohet shpejt nga pluhuri, por kujtimet sesi ky sukses erdhi do të mbeten gjithmonë të gjalla. Nëse deri më sot është folur për projekte fituese si ai i Sakit, Kapelos, apo Lipit, unë them që futbolli italian të nisë ta marrë si shembull këtë kryevepër të Juventusit, e ndërtuar brenda një sezoni me pak lëvizje të mëdha, por me atë çfarë është e rëndësishme, me njerëz me temperament fitues, si Konte…
Askush në 6 vitet e fundit nuk i kishte dhënë këtij grupi një shtytje të tillë psikologjike, por askush në 20 vitet e fundit nuk kishte ditur të dhuronte në fushë një futboll kaq modern, kolektiv dhe harmonik. Juventusi ka fituar një titull pa pasur një bomber që të garantojë minimalisht 15 gola, por me një Pirlo që luajti në nivele botërore dhe me një Bonuçi që diti t’u japë përgjigje kritikave ndaj tij, me një Del Piero që nuk nguron kurrë të vetësakrifikohet për të mirën e Juventusit. Gjithsesi, këtë verë diçka do të ndryshojë, disa pritet të largohen dhe disa të tjerë të afrohen, por shpresoj që disa lëvizje të studiohen sërish me kujdes, jo me entuziazëm, për të mos e bërë këtë kryevepër të duket një pikturë falso, pasi shumë veta e admiruan atë