e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventus dhe Bajern i paraprinë takimit sekret të Londrës (Foto)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventus dhe Bajern i paraprinë takimit sekret të Londrës (Foto)

Pas lajmit të publikuar sot në mediat angleze se klubet gjigante të Premier Ligës kanë mbajtur një takim sekret të martën në Londër, për të diskutuar rreth krijimit të një superlige europiane që zëvendëson Champions-in, mediat italiane kanë zbardhur një takim që mbajtur mes drejtuesve të klubit të Bajernit dhe Juventusit.

171923650-1ac357a8-bb7d-4237-807c-21cadccc50c6Drejtues të lartë të Mançester Junajtid, Sitit, Çelsit, Arsenalit dhe Liverpulit janë takuar me miliarderin amerikan Stefën Ros në hotelin me 5 "Dorçester", por shtypi italian thonë se Andrea Anjeli dhe Karl-Hanz Rumenige, i kanë parapritë këtij takimi që në muajin janar.

bosat-e-premier-liges-470x313Sipas gazetës italiane "Corriere dello Sport", presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli dhe Rumenige nga Bajerni i Mynihut, janë takuar më parë në universitetin 'Boçoni' në Milano.

Në këtë takim është folur për mundësinë e qarkullimit të një shume prej 6.3 miliardë euro, që do ta rendiste Superligën Europiane në vendin e dytë në botë.

"Nuk e përjashtoj një Ligë Europiane nën ombrellën e UEFA-s, ose private me njëzet ekipe, më të mirat e Anglisë, Spanjës, Italisë, Gjermanisë dhe Francës. Ndoshta edhe të një skuadre në Amerinë apo në Azi",-ka thënë Rumenige.

Ndërsa Anjeli ka folur për vlerën e vogël që xhiron Liga e Kampionëve (1.5 miliardë euro të drejta televizive), krahasuar me mbi 2 miliardë tifozë të sportit në botë, ku 1.6 miliardë janë tifozë me futbollin sipas tij.

172014430-56f4307a-6775-4c34-a8f2-c35f75a398a6