e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi ofertë nga Lacio? Ka raporte të mira me Igli Taren

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi ofertë nga Lacio? Ka raporte të mira me Igli Taren

Mediat italiane aludojnë për rikthimin e trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi, në Serinë A. Portali "Romatoday", nuk ka përjashtuar mundësinë që trajneri i kuqezinjve të drejtojë ekipin e Lacios.

Untitled-1 "Nuk përjashtohet pista e Xhani De Biazit, aktualisht trajneri i Shqipërisë, por që ka raporte të mira me drejtorin Sportiv, Igli Tare".

Përfshirja e emrit të tij si drejtues i mundshëm i klubit kryeqytetas, vjen pas zërave për një largim të mundshëm të trajnerit aktual, Stafano Pioli.

Për këtë të fundit thuhet se pas humbjes ndaj Sasuolos, thelloi krizën brenda ekipit dhe largoi edhe më shumë mundësinë për kapjen e një vendi në kupat e Europës.

Dy emrat e tjerë që fliten për drejtimin e Lacios, janë Masimo Odo dhe Çezare Prendeli. Ndërkohë, pak ditë më parë, De Biazi e përjashtoi përkohësisht rikthimin në Serinë A, duke thënë se "mund të bësh futboll të mirë edhe jashtë Serisë A".

Ai shtoi gjithashtu se ka pasur dy oferta, njëra ishte nga një klub i kampionatit italian dhe tjetra nga një ekip që luan në europian, por pa ua zbuluar emrin.