Juve, ne gjurmet e talentit shqiptar, Elvis Kabashi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bardhezinjtë e Juventusit, përveçse po përpiqen që të blejnë lojtarë për të luftuar deri në fund për fitimin e titullit, janë duke menduar edhe për talentet e reja që do të afrohen në ekip. Një prej talenteve që ndiqet nga bardhezinjtë është edhe mesfushori shqiptar, Elvis Kabashi, që ka lindur në 1994. Ky i fundit luan për ekipin e Empolit.
Vetë presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, ka konfirmuar faktin se për mesfushorin shqiptar, i cili shquhet për teknikën dhe fizikun e tij të fuqishëm, janë interesuar disa ekipe, mes të cilave edhe Juventusi. Megjithatë, ai ka thënë se Kabashi do të luajë me Empolin vitin tjetër në Serinë B, pasi ekipi nuk e ka si praktikë që të shesë lojtarë kaq të rinj.