Jo me tavolina e karrige ne trotuaret e Tiranes. Afati i fundit, 1 tetori
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Bashkia, subjekteve private: Lironi hapësirat publike, nuk do të ndalemi përpara ligjit
Ruajtja e hapësirave publike është një nga prioritetet e politikave të Bashkisë së Tiranës. Kjo temë ka nxitur debate e diskutime të gjata, sidomos në radhët e bizneseve private, të cilat kanë zaptuar trotuaret me qëllim zgjerimin e aktiviteteve të tyre, duke cenuar edhe ato pak hapësira që do t’u shërbenin qytetarëve.
Në këtë kuadër, prej më shumë se një jave, bashkia e kryeqytetit, nëpërmjet një aksioni intensiv, ka nisur prishjen e zonave “të minuara” deri më tani për kalimin e qytetarëve apo për lëvizjen e lirë të automjeteve, me qëllim shmangien e mbingarkesës së trafikut. Ky institucion u kërkon të gjithë tregtarëve ambulantë që të lirojnë hapësirat publike, ndërkohë që u bën thirrje pronarëve të bareve dhe restoranteve që të largojnë tavolinat nga trotuaret e qytetit. Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, në një deklaratë për shtyp u ripërsëriti tregtarëve ambulantë dhe lokaleve thirrjen që të lirojnë hapësirat publike.
“Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve ambulantë, të licencuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetet e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ata kanë zënë, deri me datë 1 tetor të këtij viti. Bashkia e Tiranës u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri me datë 1 tetor të këtij viti”, tha Bisha.
Ajo theksoi se kjo seri masash po ndërmerret në shërbim të qytetarëve, duke theksuar se nëse ky apel nuk merret seriozisht në konsideratë nga subjektet private, deri në afatin e fundit të përcaktuar nga ky institucion, që është 1 tetori, policia bashkiake nuk do të ndalet, por do të zbatojë me përpikmëri ligjin në fuqi. “Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave e lehtësirave që u takojnë qytetarëve. Bashkia e Tiranës bën të ditur se nëse nuk do të respektohen këto afate, atëherë policia bashkiake do të ndërhyjë për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze”, sqaroi Bisha.
Aksioni
Parku “Rinia” ka arritur të fitojë edhe 1000 metër katrorë tokë falë një aksioni të Bashkisë së Tiranës, për të çliruar hapësirat e betonizuara dhe për t’ua kthyer atë qytetarëve. Bashkia e kryeqytetit ka ndërhyrë në parkingjet e një kompleksi privat, të pozicionuar në parkun “Rinia”, duke e rikthyer atë në një hapësirë të gjelbër, ku dhe janë mbjellë mbi 50 drurë dhe shkurre. Ndërkaq, bashkia ka sensibilizuar të gjithë ata, të cilët kanë zënë hapësirat publike duke i betonizuar ato, për përfitimet e tyre personale, t’i lirojnë, pasi ato do të kthehen sërish në hapësira të gjelbra në shërbim të komunitetit.