Tirane, ekzekutohet Arjan Selimi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Arjan Selimi u ekzekutua rreth orës 19 e 25 minuta në Tiranë, në afërsi tëapartamentit të tij të banimit në rrugen “Babë Rexha” në kryeqytet. Gjatë një prite, persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri të tipit kallashnikov ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend dhe duke plagosur 20 vjecarin Klevis Kola, i cili ishte duke e shoqëruar viktimën. Mbi Selimin është kryer një qitje me armë më shumë se 30 herë, gjashtë prej të cilave e kanë kapur në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Rrugica që të conte në apartamentin e Selimit ka qenë pothuajse e gjitha e zhytur në terr, dhe vrasësit kanë përfituar edhe nga rënia e natës për t’u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Por policia ka në dorë dëshmitarin okular, i cili ndodhet në reanimacion, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, mendohet se 20 vjecari i plagosur i njeh autorët e krimit dhe identifikimi i tyre është vetëm cështje orësh, sapo Klevis Kola të jetë në gjendje për t’u marrë në pyetje. Autorët e krimit, sipas të dhënave paraprake nuk kanë qenë të maskuar dhe janë larguar në këmbë duke u futur në rrugicat e shumta të zonës së ish-parkut të autobusëve. Arjan Selimi u arrestua në vitin 2004, gjatë një operacioni i cili u konsiderua i suksesshëm nga policia shqiptare. Ai u konsiderua për shumë kohë si një nga krerët e rrjetit më të madh të kokainës në atë kohë në vend.
Selimi u dënua fillimisht me 16 vjet burg, por pas një greve urie në burg i kërkoi Gjykatës së Lartë shqyrtimin e cështjes së tij. Kjo e fundit cilësoi se gjatë procesit gjyqësor ndaj tij kishte patur shkelje të rënda, duke e kthyer cështjen për rigjykim dhe njëkohësisht duke e nxjerrë nga burgu. Prej disa muajsh Selimi ishte i lirë dhe ndiqte procesin në ngarkim të tij. Në prill të këtij viti ai lidhi martesë me regjisoren dhe prezantuesen Inis Gjoni me të cilën priste një fëmijë.