Januzaj si Ronaldo, dhuron spektakel per tifozet e Belgjikes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në stil të Cristiano Ronaldos dhe me numrin 20 në fanellë, Adnan Januzaj dhuroi shumë momente të magjishme futbolli në sfidën Belgjikë-Luksemburg. Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, dhuroi një paraqitje tejet të mirë në debutimin e tij me përfaqësuesen e Belgjikës. Në miqësoren e lehtë ndaj Luksemburgut, Adnani u përkujdes të kënaqte tifozët e pranishëm me futboll të bukur. Ai realizoi disa aksione të bukura, duke përdorur edhe driblime të cilat shpesh i përdor edhe ish-ylli i Manchester Unitedit, tani i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.