e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Jam tifoze e kuqe, Partizani një universitet i akredituar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Jam tifoze e kuqe, Partizani një universitet i akredituar

Përfaqësuesit e politikës ishin të shumtë në ceremoninë e djeshme, ku nuk munguan as përfaqësues të kabinetit qeveritar.

Untitled-7Në emër të qeverisë shqiptare, në podiumin festiv u ngjit ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, e cila publikisht pranoi se është tifoze e Partizanit dhe përkufizimin për legjendën e futbollit shqiptar e lidhi me fushën që mbulon, arsimin.

"Para se të dilja këtu, fola me Dajën, siç e quajnë të gjithë Miço Papadhopullin, i cili më tha se 'Tirana është shkollë futbolli, ndërsa Partizani është universiteti i sportit shqiptar'.

Madje, për mua, është një universitet i akredituar në të gjithë detajet, nga dyert e të cilit kanë dalë personazhe që kanë lënë gjurmë në sportin shqiptar.

Untitled-6Jam një dashamirëse dhe mbështetëse e Partizanit dhe jam e gëzuar që marr pjesë në këtë festë madhështore, ku meritë kryesore për organizimin e saj ka presidenti i klubit të futbollit, Gaz Demi", u shpreh fillimisht ministrja Nikolla.

Më pas ajo foli për politikat dhe investimet e qeverisë në fushën e sportit, ku përfshihet edhe ndihmesa që iu dha Partizanit për ndërtimin e shtëpisë së re që, sipas saj, gjithçka do të shkojë sipas traditës.