Ja 'tradhtaret' e Shqiperise kuqezi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Të luash me Shqipërinë, apo një komb tjetër. Kjo është sot çështja për shumë të rinj shqiptarë, kosovarë ose me rrënjë shqiptare që janë talente në futboll, por që për një arsye apo tjetër ata nuk zgjedhin kuqezinjtë, por Kombëtare të tjera. Një çështje kjo, që ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës në opinionin shqiptar futbolldashës, por sidomos mori një shtysë të madhe, para ndeshjes që kuqezinjtë luajtën me Zvicrën ku luajnë shumë prej shqiptarëve që përbetohen për rrënjët e tyre, e që kishin zgjedhur jo “flamurin me shkabë” por atë me kryq të bardhë.
Një debat që ka zbritur shumë thellë, madje mes akuzash dhe kundër-akuzash, por që realisht ka një të vërtetë të madhe. Këta djem sido që të jetë nuk duan të luajnë me Shqipërinë. Cilido që e ka në gjak Shqipërinë vjen e luan dhe nuk i kthen shpinën vendit të tij. E vërteta për shumë nga çështjet që kanë të bëjnë me ata që kanë refuzuar dhe përse kanë Kombëtaren shqiptare duhet të dalë në shesh dhe të dihet nga të gjithë. Faktikisht përtej fjalëve, lista e “tradhtarë” që zgjedhin të luajnë me përfaqësuese e cila nuk është ajo kuqezi, është goxha e gjatë dhe ajo shtohet ditë pas dite. Ka nga ata që justifikimin e kanë në xhep dhe mundohen që të gjejnë e të kapen me alibi. Gjithsesi, një gjë është botërisht e njohur. Ata janë "tradhtarë" për shumicën e tifozëve, sepse nuk kanë bërë asgjë pothuajse për të luajtur me Shqipërinë, Kombin apo tokën e paraardhësve të tyre.
Ka edhe nga ata që refuzojnë faktin që janë shqiptarë. Disa prej tyre kanë premtuar, por në fund kanë gënjyer. Të gjitha këto raste që e bëjnë këtë “histori” të dhimbshme, sepse veç largimit ka brenda edhe të pavërteta apo rrëfime jete që në fund të fundit edhe mund t’i mirëkuptosh, sepse ka ndodhur që janë “kërcënuar”, apo kanë ruajtur mirëqënien e familjes së tyre. Po cilët janë ata që kanë refuzuar Shqipërinë dhe përse e kanë refuzuar skuadrën tonë përfaqësuese? Përse e bëjnë një gjë të tillë dhe përse pendohen në fund?
"Tradhtarë" me dëshirë, apo gënjeshtarë?
Të mos kesh dëshirë që të luash me Kombëtaren e Shqipërisë, paçka se ke origjinën, nuk është krim në fund të fundit. Por shumica duhet të pranojmë se ata janë "tradhtarë" me dëshirë. Këtij përkufizimi nuk i heqim dot asnjë presje. Çdo kush në këtë Botë mund të zgjedhë midis Shqipërisë dhe një Kombëtareje tjetër pa asnjë presion. Pothuajse të gjithë ata që nuk kanë zgjedhur Shqipërinë, por një skuadër tjetër e kanë bërë me koshiencë dhe kanë parë në radhë të parë interesin e tyre dhe jo atë të Shqipërisë. Një vendim pragmatist. Dhe veprat apo shfaqet me simbole shqiptare janë veçse patriotizëm i pasinqertë.
Po kështu duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ka shumë fëmijë apo prindër që nuk ndiejnë ndonjë afeksion për tokën nga vinë dhe janë shkrirë me vendin ku jetojnë. Por ajo që nuk falet është gënjeshtra. Shumë nga këta futbollistë që tashmë luajnë me skuadra Kombëtare të mëdha kanë gënjyer haptazi, madje duke përdorur edhe emrin e Kombëtares shqiptare për të qenë pjesë e përfaqësueseve të tjera. Dy emra nga ata të cilët hyjnë në këtë kategori, janë Milaim Rama dhe Valon Behrami. Nuk ka tifoz që nuk e di që këta të dy lojtarë u përbetuan për Shqipërinë, por në fund mbyllën telefonin dhe luajtën për Zvicrën. Një veprim i ulët që nuk është harruar lehtë nga tifozëria shqiptare. Emra të tjerë ka sa të duash por kuptohet që këto dy raste janë nga më ekstremet sepse si me Ramën dhe Behramin u bë çdo gjë dhe në fund ishin ata që kthyen shpinën.
Milaim Rama, i pari mes të shumtëve
Milaim Rama ishte lojtari i parë mes të shumtëve që refuzoi Shqipërinë. Në fillim u përbetua për kuqezinjtë, por më pas harroi të kthente përgjigje dhe pas pak javësh vendosi të luajë për Zvicrën. Kjo la me gojë hapur të gjithë ata që prisnin që Rama të vishte fanellën e Kombëtares tonë. Atë kohë sapo kishte ardhur Hans Peter Brigel dhe gjermani veç gjithë shqiptarëve u zhgënjye shumë për këtë refuzim. Edhe Valon Behrami doli gënjeshtari i madh. Ai është lojtari tipik që premtoi dhe në fund zgjodhi një përfaqësuese tjetër. Si Bogdani por edhe FSHF punuan gjatë me këtë djalë dhe në fund ai zgjodhi Zvicrën siç ka thënë edhe deri më sot se është krenar për zgjedhjen e tij. Vëllezërit Xhaka nuk deshën Vëllezërit Xhaka janë ata që këto dy muajt e fundit kanë bërë shumë zhumë.
Me anë të polemikave ata ia hedhin fajin FSHF-së, ndërkohë që vetë FSHF haptazi kohë më parë kish bërë të ditur që ata nuk duan të luajnë me Shqipërinë edhe pse e kanë mundësinë reale edhe sot ta bëjnë një gjë të tillë. Muaj më parë Redi Jupi shprehej kështu për çështjen: “Graniti nuk e kishte hallin për vete, por shfrytëzoi interesimin tonë që të bindte Zvicrën që t’i merrnin Taulantin në Kombëtare. Prapë ne e kemi fajin që këta nuk e duan Shqipërinë”. Nini, Kone, Kaçaj e Kapino ose "grekët kuqezinj" Zvicra nuk është Kombëtarja e vetme që ka fituar Shqipërinë. Greqia është rasti tjetër tipik që rrëmben shqiptarët. Me hir apo pahir ata nuk duan të jenë pjesë e Shqipërisë. Dhe për këta djem është më e thjeshtë se janë shqiptarë, kanë lindur në Shqipëri apo e kanë pasaportën shqiptare, ndryshe nga ata që janë kosovarë apo nga diaspora. Por ja që ata nuk duan t’ia dinë. Rasti i fundit Ergys Kaçe që refuzoi ftesën e Shqipërisë. Një jo e prerë nga Nini, Kone, Kaçaj e Kapino e shumë të tjerë që tashmë janë kthyer në “grekë kuqezinj”.
Të penduarit dhe ata që u veshën kuqezi
Çani, Mavraj apo Cana, Dallku, Curri, Beqaj Hasi janë emra që të të gjithë kanë lënë apo po vazhdojnë të lënë gjurmë në Kombëtaren e Shqipërisë. Të gjithë këta djem janë krahu tjetër i "tradhtarëve". Shumë prej tyre kanë zgjedhur që të luajnë për K ombëtaren e zemrës dhe jo të interesit ashtu siç kanë bërë shumë nga të tjerë shqiptarë, pa dallim krahine, Kosovë, Mali i Zi Maqedoni apo shqiptarë që janë jashtë kufijve tanë. Shumë mirë të gjithë këta djem, ashtu siç u ka ardhur edhe rasti mund të luanin, madje edhe me Francën apo Kombëtare të tjera, por vendosën për Shqipërinë për kuqezinjtë dhe në çdo ndeshje japin maksimumin për rrënjët e tyre. Sigurisht mes tyre ka pasur edhe të lëkundur. Dy raste klasike janë Edgar Çani dhe Mërgim Mavraj. I pari nga Tirana për një kohë të gjatë humbi kot dhe nuk luajti për përfaqësuesen shqiptare për kapriço të tij apo edhe të FSHF-së kësaj nuk i gjendet fundi.
Historia e tij është e thjeshtë në fillim nuk luante sepse do të grumbullohej nga Italia dhe më pas sepse ai kërkonte direkt Kombëtaren e madhe. Pas shumë përpjekjesh dhe një dëshire të Xhani De Biazit ai erdhi me Shqipërinë dhe prej pak muajsh është sulmuesi i parë i kuqezinjve. Rasti më klasik është Mërgim Mavraj. Mbrojtësi që mori pasaportë shqiptare e refuzoi e mori prapë u përjashtua nga FSHF dhe u fal e grumbullua me De Biazin ka bërë xhiron e trojeve mbarëshqiptare. Mërgimi në fillim kërkonte Gjermaninë dhe kur e pa që po humbiste kohë kot vendosi të luajë me kuqezinjtë, duke bërë zgjedhjen e zemrës dhe duke pranuar se ka humbur gjashtë vite kohë duke polemizuar për një gjë që duhet ta kishte bërë vite më parë me zemër. Histori të shkuara por që faktikisht janë mbyllur në favor të Shqipërisë, ndryshe nga të tjera që vazhdojnë të lëndojnë “futbollin kuqezi”.
Mes vorbullës së lojtarëve që nuk po luajnë me Shqipërinë ka edhe nga ata të cilët janë gënjyer, apo janë frikësuar nga ndonjë fjalë të tepërt të ndonjë federate. Ka shumë emra që tani i bien kokës me grushte sepse mund të ishin pjesë e Shqipërisë dhe mund të luanin në një Kombëtare, por në rini kanë luajtur me ekipet e moshave të shteteve të tjera. Migjen Basha është një prej lojtarëve shqiptarë që luan në Itali e që ka luajtur për Zvicrën në rini, por që tani kërkon të luajë me kuqezinjtë. Një tjetër është lojtari i Hanoverit, Adrian Nikci e shumë e shumë të tjerë.