e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ciklizem, Armstrong humbet zyrtarisht titujt

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ciklizem, Armstrong humbet zyrtarisht titujt
UCI (Unioni Ndërkombëtar i Ciklizmit) i ka hequr zyrtarisht Lance Armstrong-ut shtatë titujt që ka fituar në Turin e Francës nga viti 1999 deri në vitin 2005. Në këtë mënyrë UCI ka lënë në fuqi vendimin e USADA-s (Agjensia Amerikane Anti-Doping) në ditën që pritej nëse Unioni do të mbështeste ndëshkimin apo do e apelonte në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (TAS) vendimin e marrë para disa javësh. Presidenti i UCI, Pat McQuaid, theksoi se “çiklizmi ka të ardhme dhe në këtë të ardhme nuk ka vend për sportistë si Lance Armstrong” duke ratifikuar kështu heqjen e shtatë titujve “Tour de France”. “Lance Armstrong nuk ka më vend në çiklizëm, duhet harruar përgjithmonë”, u shpreh McQuaid. Organizatorët e Turit të Francës po prisnin vendimin e UCI-t për të fshirë emrin e çiklistit amerikan nga regjistri i fituesve.