Ja skuadrat qe interesohen per Herolind Shalen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Konfirmohen zërat më të fundit për largimin e mesfushorit shqiptar Herolind Shala nga skuadra e norvegjeze e Odd-it. Në një intervistë për mediat nordike, menaxheri i shqiptarit të talentuar, Thomas Skilbred, ka deklaruar se Shala ka patur shumë oferta nga kampionati norvegjez, por edhe shumë të tjera nga kampionatet e mëdha europiane.
Futbollisti shqiptar nuk e ka fshehur dëshirën që të largohet në fund të sezonit nga Norvegjia, i cili përfundon në nëntor.
Menaxheri mesfushorit shqiptar ka thënë se ekipe të mëdha si Borussia Monechengladbach, Benfica apo edhe Aston Vila kanë shfaqur interesimin e tyre për Herolindin, por ai mendon se këto klube janë akoma “të mëdha” për karrierën e Shalës.
Ndërkaq, Skilbred ka thënë se skuadrat tjera që kanë shprehur interesim për shqiptarin janë nga kampionati holandez, çek, belg dhe polak.
Herolind Shala, ka zhvilluar një sezon fantastik me ekipin e Odd-it duke shënuar shumë herë gola vendimtarë.
Mesfushori ka shënuar 9 gola në paraqitjet e ti me skuadrën, ku së fundmi shënoi dy gola që e dërguan ekipin e tij në finale të Kupës së Norvegjisë.