Frikesohet Zvicra: Shaqiri dhe Xhaka mund te luajne per Kosoven
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, që luajnë me kombëtaren e Zvicrës, mund të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës. Dy nga lojtarët kryesorë të kombëtares së tyre mund të ndjekin rrugën e Albert Bunjakut, i cili hoqi dorë nga Zvicra, për t’iu bashkuar Kosovës, shkruan gazeta zviceriane "Blick".
“Frika më e madhe e tifozëve zviceranë është nëse një ditë do të largohen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Ka mundësi që ata të shkojnë të luajnë për Kosovën, edhe pse perspektiva më e madhe është tek Zvicra. Federata e Kosovës po bën përpjekje që përfaqësuesja e këtij vendi të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2018”, raporton "Blick".