e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ja kush vrapoi me shume ne finalen e Championsit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ja kush vrapoi me shume ne finalen e Championsit

Andrea Pirlo është lojtari i cili ka përshkruar më së shumti kilometra në finalen e madhe të Championsit, e cila u fitua nga Barcelona 3-1 në Berlin.

Edhe pse ishte një nga lojtarët më në moshë në fushën e blertë, Pirlo përshkroi 11669 metra dhe ishte lojtari që vrapoi më së shumti nga të dyja palët.

Marchisio dhe Pogba ishin dy lojtarët e tjerë që vrapuan më shumë te “Zonja e Vjetër”. Te Barcelona Jordi Alba dhe Dani Alves vrapuan mbi 11 mijë metra, por më pak se sa Pirlo.