e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barca 5 here kampione e Europes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barca 5 here kampione e Europes

Barcelona është shpallur kampione e Europës, pas fitores spektakolare ndaj Juventusit në Berlin.

3-1 ka përfunduar takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në “Olympiastadion”.

Katalanasit kaluan shumë shpejt në avantazh me kroatin Ivan Rakitiç, i cili në minutën e katërt shfrytëzon një pakujdesi në mbrojtjen e italianëve dhe me lehtësi e dërgon topin në rrjetë.

45 minutat e para të takimit u mbyllën me avantazhin e spanjollëve, duke ia lënë vendin një pjese të dytë spektakolare.

Bardhezinjtë e Alegrit u kthyen nga pushimi midis pjesëve të rifreskuar e që në fillim gjetën golin e barazimit me Alvaro Moratën, me spanjollin që e shfrytëzoi mirë pasigurinë e portierit kundërshtar duke barazuar shifrat në minutën e 55-të.

Edhe pse përballë kishte një Juventus sulmues e mbrojtës gjithashtu, djemtë e Enrikes arritën të çanin sërish mbrojtjen italiane e të dyfishonin shifrat me uruguaianin Suarez në minutën e 68-të.

Atëherë kur gjithçka u duk se do të përfundonte, katalanasit shënuan të tretin me brazilianin Nejmar (‘97), me shtesë.

Barcelona fiton kështu titullin e pestë në Ligën Kampionëve, ndërsa Juventusi humbi shansin të shpallej kampion për të tretin herë. Ky është titulli i katërt kampion për Barcelonën në 10 vitet e fundit.