Ja gjyqtarët që kaluan testet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Jo të gjithë gjyqtarët kanë kaluar testet e zhvilluara nga Federata Shqiptare e Basketbollit.
Mes 30 arbitrave kombëtarë, tre prej tyre do t'i përsërisin testet, ndërsa tre të tjerë nuk kanë kryer testin fizik. Zyrtarisht, nga Federata Shqiptare e Basketbollit konfirmohet që Endri Liço, Mikel Majko dhe Gajtis Basho do ta përsërisin, ndërsa Enio Memajdini, Kostandin Canaj dhe Gid Shaqiri do t'i nënshtrohen testit fizik.
Si në çdo sezon, Federata i organizon testet për arbitrim dy herë në vit, në fillim të çdo faze. Testet janë të ndarë në teorik dhe fizik dhe sipas rregullores në rast se kandidatët nuk kalojnë një nga të dyja, atëherë nuk e kanë të drejtën e arbitrimit të kampionatit shqiptar.
Këto teste u drejtuan nga dy gjyqtarët ndërkombëtarë, Gentian Cici dhe Ervin Koçi. Jo pak herë klubet në vend kontestojnë gjykimin. Ndërkohë, si Cici dhe Koçi janë gjyqtarët ndërkombëtarë, të përzgjedhurit e rregullt nga FIBA Europe në eventet ballkanike, por edhe ato europiane.
GJYQTARË
1. Gilbert Hoxha
2. Olti Kasmi
3. Erlambi Tiko
4. Andi Bejko
5. Adrian Dulçe
6. Visar Prapa
7. Edison Gjoni
8. Hygert Pali
9. Daniel Aliaj
10. Endri Liço
(do ta përsëritë)
11. Fabjon Jaçe
12. Marli Kasemi
13. Sajmir Tafilica
14. Mikel Majko
(do ta përsëritë)
15. Brigen Tafilica
16. Ergi Shpuza
17. Gajtis Basho
(do ta përsëritë)
18. Hans Trajer
19. Jetmir Gokaj
20. Elvis Allaraj
21. Mateo Bako
22. Anisa Jani
23. Kelli Delia
24. Merlina Metani
25. Jurgen Muho
26. Kristi Qirjako
27. Paolo Sakaj
28. Enio Memajdini
(nuk ka bërë testin fizik)
29. Kostandin Canaj
(nuk ka bërë testin fizik)
30. Gid Shaqiri
(nuk ka bërë testin fizik)