Ja gabimi i De Biasit kunder Armenise

'Ja gabimi i De Biasit kunder Armenise'

Shqipëria arriti një ndër fitoret më të bukura në historinë e saj kundër Armenisë por sipas Igli Tares De Biasi ka gabuar në taktikën e zgjedhur.

Tare ka deklaruar se De Biasi mund ta kishte përgatitur më mirë ndeshjen duke i kursyer publikut vuajtjet gjatë disavantazhit.

“De Biasi ka futur frymën e kujdesit dhe të vetëpërmbajtjes në ekip dhe kjo është një gjë e mirë, por në ndeshjen kundër Armenisë duhet të sulmonim që në fillim të ndeshjes dhe jo të prisnim”, ka thënë Tare.

“Shqipëria mori tri pikë dhe më shumë se kaq nuk mund të bënte. Pastaj, nëse hyjmë në diskutime dhe analizojmë nëse luajti mirë skuadra apo luajti keq, atëherë kjo është disi relative. Personalisht mendoj se Shqipëria duhej ta kishte nisur ndeshjen duke sulmuar dhe jo duke u treguar aq e kujdesshme”, ka deklaruar Tare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama