Ja cfare u diskutua: Prapaskenat takimit Ruci-Patozi, qe u drejtua nga Berisha dhe Rama me sms
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas afro 90 minutash bisedime me dyer te mbyllura, dy kryetaret e grupeve parlamentare ne kontaktet me median pranuan se ishte arritur ngritja e nje komision i ri hetimor parlamentar, ku opozita do te kete shumicen dhe do te drejtohet nga nje perfaqesues i saj. Astrit Patozi i PD-se tha se me kete veprim mazhoranca i jep garanci opozites se ajo i ka te gjitha te drejtat dhe hapesirat ne kete komision sipas ligjit ne fuqi. Por ne te vertete palet nuk kane ndryshuar asgje nga qendrimet e meparshme. Persa i perket fleteve te votimit, dy politikanet kane lene nje takim tjeter pasi nuk kane rene dakord nese do hetohen apo jo.
Patozi, lidhur me kete pike, ne fund te takimit u shpreh se opozita duhet ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per te marre nje opinion nese eshte apo jo e lejuar. Takimi me dyer te mbyllura gjate gjithe kohes u shoqerua me tone te moderuara nga te dy drejtuesit e grupeve kuvendore. E veçanta e takimit ishte fakti qe dy kreret e partive Rama dhe Berisha kane qene ne kontakt te vazhdueshem me te derguarit e tyre ne takim duke i udhezuar nepermjet sms-ve telefonike. Fakti qe dy politikanet dolen ne publik veç e veç, ishte tregues i qarte se ende ka shume rruge deri te gjetja e konsensusit.
Takimi
Dy kreret e Grupeve Parlamentare kane rene dakord ne parim, qe te permbushet edhe nje kerkese tjeter e opozites, per gjetjen e modaliteteve qe PS te kete edhe juridikisht te garantuar shumicen ne kete komision, qe deri tani ishte nje premtim vetem verbal i kryeministrit Berisha. Nese komisioni do te ngrihet, palet kane rene dakord, qe te gjitha institucionet t’i kthejne pergjigje komisionit ose t’i vene atij ne dispozicion materialet jo me vone se 7 dite nga paraqitja e kerkeses. Ne keto çeshtje, te dy kreret e Grupeve Parlamentare folen, veç e veç, me te njejtat vleresime, madje mazhoranca foli per koncesione ndaj opozites.
Kreu i Grupit Kuvendor Socialist, Gramoz Ruçi theksoi se “te dy palet rane dakord qe drejtimin e komisionit ta kete opozita e ne takimet qe do te vijne duhet te gjenden modalitetet perkatese ligjore per garantimin e dakordesise politike”. Ndersa kreu i Grupit Demokrat, Astrit Patozi theksoi se kerkesa e perseritur e opozites per te patur shumicen ligjore ne komision eshte nje koncesion shume i madh, per shkak se ligji per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore nuk e mundeson kete. “Do te gjejme modalitete qe edhe ligjin edhe te mos e ndryshojme, por edhe opozita te jete e kenaqur ne kerkesen e saj”, u shpreh Patozi.
Negociata, por pa konkluzion
Takimi “koke me koke” mes Astrit Patozit dhe Gramoz Ruçit, perveç shprehjes se vullnetit te dyanshem dhe venies se piketave per çeshtje qe edhe me pare ishte shprehur dakordesia publike, nuk ka sjelle asgje te re per thelbin e mosmarreveshjes, trajtimin e fleteve te votimit nga komisioni hetimor. Te dy pranuan se per kete çeshtje nuk ka ende konsensus. I pyetur nese opozita eshte e gatshme te pranoje ngritjen e komisionit hetimor sipas nenit te kodit zgjedhor, qe parashikon djegien e fleteve te votimit, kreu i deputeteve socialiste tha se do te kete nje tjeter takim mes paleve.
Por per kreun e deputeteve demokrate, çeshtja e fleteve te votimit ka vetem dy rruge per t’u trajtuar nga Parlamenti, ose opozita te kerkoje vendim nga Gjykata Kushtetuese, ose te pranoje zbatimin e kodit per djegien e tyre. “Ne jemi gati te diskutojme sot per ngritjen e komisionit hetimor, qe te kete objekt materialet zgjedhore, por duke respektuar kodin elektoral ne fuqi, qe djeg kutite e fleteve te votimit”, tha Patozi. Socialistet nuk e preken publikisht çeshtjen e Gjykates Kushtetuese, ndersa demokratet u duken te vendosur ne qendrimin e shprehur nga Patozi. Megjithate palet i kane dhene kohe njera-tjetres deri ne takimin e ardhshem per te cilin nuk ka nje date.
Gramoz Ruçi
“Se pari, te dy palet rane dakord per domosdoshmerine e ngritjes se komisionit hetimor lidhur me transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, sa me shpejt te jete e mundur brenda ketij sesioni parlamentar dhe ky komision te jete i ri, jo ne vazhdim i atij vendimi te meparshem te parlamentit. Se dyti, te dy palet rane dakord qe mazhorancen dhe drejtimin e komisionit ta kete opozita dhe lidhur me kete ne takimet qe do te pasojne te gjejme modalitetet perkatese ligjore qe kjo dakordesi politike te garantohet ligjerisht. Se treti, rame dakord qe objekti i hetimit te jete gjithçka qe ekziston ne kutine e materialeve zgjedhore. Se katerti, rame dakord qe te gjitha institucionet shteterore KQZ-ja, apo institucione te tjera private qe kane lidhje me zgjedhjet sipas kerkesave qe une i parashtroj komisionit qe mund te ngreje parlamenti shqiptar, te jene te detyruara qe ti pergjigjen ne nje afat kohor sa me te shpejte dhe mundesisht brenda 7 ditesh. Dhe se fundi rame dakord qe te jete objekti i diskutimit te takimeve qe do te pasojne gjetja e modaliteteve per trajtimin e kutive te fleteve te votimit.”
Astrit Patozi
“Nuk kemi rene dakord, apo ka patur pikepamje shume te ndryshme lidhur me objektin e hetimit te ketij komisioni, teme e cila besoj qe do te mbetet ne negociatat e ardhshme. I bera te qarte zotit Ruci qe kjo mazhorance eshte per respektimin e plote te shtetit ligjor, te Kushtetutes, te ligjit te vendit dhe vetem brenda marxhit te ketyre hapesirave ajo eshte gati te pranoje cdo leshim dhe çdo pretendim te opozites. Opozita ka ne dispozicion dy rruge dhe kjo eshte publike tashme prej nesh. Se pari, ajo duhet ti drejtohet Gjykates Kushtetuese, dhe kjo e fundit Komisionit te Venecias per te dhene nje mendim lidhur me pretendimin e saj per hapjen e kutive te votimit. Ne jemi plotesisht dakord ta presim verdiktin e ketij institucioni. Opozita ka nje rruge tjeter, ne rast se nuk i premton koha dhe nuk e deshiron rrugen e pare ne jemi gati te nisim qe sot ngritjen e nje komisioni hetimor qe te marr parasysh qe te kete objekt te tille materialet zgjedhore por sigurisht duke respektuar kodin elektoral ne Shqiperi qe ekskludon apo qe djeg kutite e fleteve te votimit. Ne nuk mundemi ne asnje menyre qe te lexojme gjysmen e nje neni dhe te mos pranojme gjysmen tjeter".