Ne Tunelin e Luftes se Ftohte
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tuneli i kohes se Socializmit, prej dekadash poshte qytetit te Gjirokastres, mund te mos thote shume per vendasit. Kjo ka pak rendesi per ata, qe e administrojne, qe tashme i kane gjetur dhe emrin: Tuneli i Luftes se Ftohte. Ne fakt, ai eshte shume, per ata qe kane fatin ta vizitojne...Me sa duket, nje punonjes i Bashkise qe na shoqeron, e di mire kete sepse ‘neglizhencen’ e fillimit e kthen menjehere ne rendesi. Per hir te se vertetes, rendesia e tij mund te shikohet edhe nga impakti i menjehershem qe u le njerezve qe kane ardhur nga Evropa dhe qe terheqjen e tunelit e kane thjesht prej temave te filmave te Luftes se Dyte Boterore.
...Odise Kote, gazetari i njohur vendas, qe tashme punon ne Bashkine e qytetit eshte njeriu qe do te na ndihe te futemi. Pas bashkise ‘se re’ te qytetit, ish-Komiteti i Partise (ne fakt eshte nje godine e ndertuar gati perfekt pas L2B), gjendet nje nga hyrjet kryesore te tunelit. Odiseja do te na shpjegoje strukturen qe aty, por e leme te flasim me mire duke e vizituar ate. Asgje, qe mund te kureshtoje ne hyrje. Nje zgafelle mbrojtje, si shume syresh ne Shqiperi. Prit. Tani fillon. Pershkojme disa metra...dhe jemi futur...Portat e para te betonta te japin me shume pershtypjen e dyerve te brendshme te nendeteseve sesa te...Provoj te luaj njeren, por fuqia ime e zakonshme nuk mjafton. Nje tjeter e leviz me lehte. eshte e pagrasatuar me gjurme te vjetra boje. Brenda eshte shume paster. Jemi futur...
Sadi Petrela, njeriu i Organizates per Zhvillimin dhe Ruajtjen e Gjirokastres, na ka joshur qe muaj me pare: Me ta zbuluar nga tregimet e njerezve ka qene bash organizimi i tyre qe ka ndihmuar te pastroje dhe duket se ia ka arritur qellimit. Vazhdojme. eshte vertete atraksion turistik per kureshtaret e bemave te pas L2B. Fale punes se kujdesshme, tashme tuneli ka sistemin e tij te ndriçimit dhe ti mund te fillosh te punosh direkt... Kalojme nje pas nje pragje, dyer dhe...pak metra me tutje: Miresevjen ne zgafellen e betonte.
Tuneli
..E njihte betonin. Iu duk perfekt dhe atij ne fillim kjo mase. Per fat, ai qe i kish propozuar i kish borxh nje pune. Do kishte nje pune. Dhe do jetonte. Ne ate kohe, kete pune kaq te veshtire, s’mund ta bente kushdo dhe ai ishte i zoti.
Nuk di sesi mund ta pershkruaj qe ne fillim, por ky eshte risku kur shikoj nje gje qe e mirepret me padurim. Kam pershtypjen se mendimi i Umberto Ekos ia vlen te sillet ketu. Duhet te dish te listosh diçka, e cila do te mundesoje paraqitjen sa me reale te saj. Ai vete, iu drejtua per kete shembullit te Homerit. Per te dhene madheshtine e anijeve te fuqise se Akejve, qe do te pushtonin Trojen, listoi emrat e bash kapiteneve te anijes, qe iken te pushtonin mbreterine ‘fodulle’. Kjo mjaftonte per madheshtine e aksionit. Ne fakt, ne logjiken e Homerit i biem te jemi ne momentin, kur heronjte e tij zbresin ne Had.
Per fat, ‘Hadi’ qe ka mbetur ne kete perbindesh betoni, qe drita e instalimeve te reja i jep sepjen e kohes, jane orendite e vjetra dhe ne shumicen e dyerve atributet. Listimi eshte i lehte. Kjo po- eshte terheqja e vertete. Dy burrat e bashkise tashme ndjehen mire. E kane arritur menjehere qe ne metrat e pare shtangien e njerezve si ne. E kane te lehte teksa shikojne mimikat tona. Kane mbetur ende tabulatet ne hyrje te dhomave dhe kjo te jep realisht kohen: Organizatat e Masave, Hetuesi-Prokurori- Gjykatat, ngjitur nje ekip sekretarie, Informacioni, Shendetesia..., PTT, banjot. Plot dy zyra PTT. “Ketu shkon siper dhe pastaj iken dhe perfundon drejt e poshte qytetit. Ketu ishin daktilografistet. Ketej eshte informacioni, tregtia...
Pastaj Menxa, Statuti, Grupi i Instruktoreve, Daktilografistet, Sektori i Veçante (Çfare mund te kete qene ky-pyes veten), Sekretari, Seksioni ushtarak, Dega, forcat vullnetare, Sekretari i Partise, salla e mbledhjeve”, shpjegon burri. E pershkojme te gjithen me kembe, por pas nje ore kemi realisht ftohte. Jane tre kalime, qe ndjekin nje kanal kryesor. Ka sistem ajrimi qendror, sistem qendror ndriçimi dhe madje edhe mundesi atraksioni (nese do ndodhte katrahura). Jane me dhjetera dhoma me seksione krejt te veçanta, brenda te cilave gjen te pershtatur salla mbledhjesh, ambiente pune deri ne ambiente pushimi. Vetem per ta nuk do dihet gje: Ata, te pagojet, ata profesionistet e vertete, qe kane bere kaldajen, impiantin elektrik dhe çdo gje tjeter kinse ne miniaturen e qytetit. Ne fakt eshte tejet larg perfytyrimit, qe secili nga ne mund te kete per nje tunel. Nje qytet i pershtatur per te jetuar ne kohe lufte.
Nje jave me pare kam qene me Eda Derhemin, por nuk mund t’i them se eshte nje ndertim i mire. Nga natyra shume dyshuese dhe ne thelb anti-komuniste, shqiptaro-amerikania me duket se mezi pret momentin qe te ma ktheje: Ekzagjeron. Ne fakt eshte i tille. I ekzagjeruar. Ajo, vete, eshte ngulur dhe fotografon pa reshtur me nje aparat gjysme profesional. Kronika eshte e varfer me lajme per te. Çuditerisht, shqiptare nga natyra shume llafazane, e kane kaluar ne heshtje ekzistencen e tij ose me paradokse ka qene kaq shume e mbushur jeta, sa pak u ka bere pershtypje. Duhet te kete qene nje brez i tere qe ka lene djersen aty. Ku te dish, ndokush edhe jeten. Apo duhet te kene pasur frike?!
...Ai rriti femijet e tij dhe pati nje jete shume te zakonshme. I dukej bash e jashtezakonshme kur kalohej aty. Shume nga ata qe punonin aty, gati nuk e njihnin fare njeri-tjetrin -do t’i thoshte dikujt, kur gjerat do liroheshin. Dhe,vertete, nuk duhet ta njihnin. Kush e projektoi?...O Zot, ç’po behet?-i peshperiste vetes ndonjehere. Po kur dilte ne drite, te gjithe gjerat fashiteshin. Zeri i Zotit, qe e blasfemonte, zhuritesh. Vinte normalja, anormale.
Per tunelin punoi nje mori e madhe njerezish dhe mbi te gjitha shume vendas. Nga ata do te kalonin nje jete duke gervishtur nentoken e qytetit per te nxjerre ne drite kete perle te demoniakes. Si per ironi te fatit dhe jetes, ne te njejten dite me duhet te shfletoj ne nje tregim, qe mbeshtetet personazhet e tij ne disiplinen e demonologjise- per te gjetur personazhet e territ. Valeforin, vojvoden e frikshem i cili drejtonte njerezit per te plaçkitur; Leraj, qe shfaqej ne formen e shtizes per shkak te betejes dhe me plage qe s’i sheroheshin; Moraksin i cili shfaqej ne formen e demit me koke njeriu dhe qe drejtonte supersticionet; Raja qe epej ne toke si byrek (kotullaç) dhe shkaterronte qytetet; Vlama, Furaksa, Murmura apo kushdo tjeter.
Gatalicen, shkrimtarin e njohur serb, nga i marr keto leksione ferri e le ne boten e tij dhe une vazhdoj te penetroj ne kete tunel. Kjo zgafelle e shtriqur, qe i ngjan nje perbindeshi te qetesuar, çuditerisht te grish. Çfare mund te ndodhe sikur te zgjohet? Asgje. Nuk ka lufte...Te pakten per disa pak dekada, me keto zhvillime, gjithçka duket nen kontroll. Me vone? Kush e merr vesh? Ajo do te jete aty dhe nje dite kam pershtypjen se do t’i duhet qytetit. Ndoshta legjenden per te, duhet ta kene ushqyer edhe lojerat e eres, mendoj nje moment. Kam pershtypjen se era ne dimer, ne disa prej seksioneve dalese, duhet te formoje nje zhurme qe i afron pak zhurmat e ferrit...Si u be? Eda ka ‘humbur’...Gjej nje fshese diku, dhe nje jave me vone kur rikthehem kete here me Jutten, gjej dhe dy telegrame, qe jane poshte nje shtrese algash dhe shtrese myshqesh te murretyera.
Eda me privon nga dialogu sepse i duhet te punoje. Nuk ndaj dot pershtypje. Dua t’i them se per nga forma dhe per qellimin, Tuneli e ka justifikuar kete mori tonelatash betoni.
Puna filloi nje dite te viteve ’60. Ate e lajmeroi nje nga miqte e tij dhe oferta ishte e kenaqshme. Duhet te punonte dhe kur te vinte ajo lufta..ah lufta...aty do qendronin ata udheheqesit lokal te qytetit, e ku ta dish dhe vete Shoku Enver. Per te qene me te afert me ate qe do te ndodhte dhe te ruhesh Partia. Jo me kot, njera prej hyrjeve te tunelit, ndodhej fare prane godines se ish -Komitetit te Partise.
Tuneli te ben qe ta harrosh permasen e qytetit vertikal dhe horizontalizimin e saj ta kthesh ne njejtesi. Me duket pak grishese ta shoh Gjirokastren dhe vertikalisht dhe horizontalisht. Epo bijte e Socializmit e kane kthyer ne realitet. Kam disi ndjese frike nga transformimi. eshte sesi te jetosh nje enderr me sy hapur. Ndersa leviz i vetem –Eda ka humbur diku tjeter, pershkoj te gjithe pjesen e poshtme te shkembinjve dhe nen ate lartesine, nga ku ngrihet Kalaja e Gjirokastres, mundohem te rregulloj imazhin e qytetit. Te 800 metrat nen dhé duket se shumefishohen nga hapat e ngadalte dhe para dyerve gjysme-te-hapura, shume syresh ne erresire. Hapat humbasin ne erresire, ndersa afrohem te shikoj Eden, qe po kompozon diçka. E dua qetesine dhe me shume perqendrimin e saj. Pas 40 vitesh, mes fokusit te saj dhe ne shtrirjen e ketij tuneli- ekzistenca e kesaj bishe te fjetur merr nje tjeter destinacion.
U mesua, ndersa te gjashte femijet nuk e ndjenin me veshtiresine e mospasjes ne kohe te babait. Ai vinte, gjithsesi ne nje kohe te duhur dhe ndryshe nga baballaret e tjere, ai u kishte falur pak mireqenie. Vinte per dite ne tunel dhe ne kete pune te pagoje, me zhvendosjen e dheut punonte dhe paguhej mire. O Zot, ishalla mos te mbaronte asnjehere?!-tha nje dite. E kish kapur veten keq, kur pinte ne nje ore te caktuar qumeshtin e mengjesit. Pse punonin keshtu, kaq ne vetmi. Vetem te shoqes i kishte thene. Ah ta dish ti se ç’po bejme...Nje dite, kur kishte zhvendosur disa gure, desh ishte aksidentuar, ndersa ne oren e caktuar makina e komunales se qytetit (kinse-sikur bente pune te zakonshme) mblodhi e qete guret...
Terheqja
Guret, mbase u bene arsyeja, qe nje dite Sadi Petrela, me kureshtjen e tij te vjeter te gazetarit e zbuloi. Organizata per Restaurimin dhe Ruajtjen e qytetit te Gjirokastres, qe ai e drejton bashke me Elenita Roshin, ne vazhden e punes se saj e zbuloi menjehere kete. Jo se nuk dihej, por ashtu si ishte katandisur, me mire qe nuk dihej. Sadi Petrela nuk do te hezitonte qe ta paraqiste ne planet e tyre dhe ne marreveshje dhe ne bashkepunim edhe me bashkine e Gjirokastres- do te hidhnin nje hap vertete te mire. “Ne bashkepunim edhe me pushtetin lokal, ne menduam ta vendosim kete vendstrehim te Luftes se Ftohte ne sherbim te zhvillimit te turizmit ne qytet”, u shpreh ai.
Odiseja, drejtori i seksionit te kultures ne qytet, eshte me i prere dhe me ngucjen e gazetarit edhe me idene qe “Ne e mendojme qe te jete Muzeu i Luftes se Ftohte dhe i Absurdit Komunist. Ju e pate edhe vete se çfare kishte aty dhe madje edhe ne Teatrin Absurd nuk mund te arrihej deri ketu. eshte pastruar dhe ka mbaruar faza e pare dhe eshte bere ndriçimi dhe ajrimi dhe me vone do te gjejme edhe relikte per ti vendosur atje. Mendojme se brenda ketij viti do te jete gati per publikun…”. Gjithsesi, entuziazmi i tyre ka ende kohe te marre jete. Duhet te gjenden reliktet (megjithese per hir te se vertetes jane ende stolat, tavolinat, karriget dhe madje edhe krevate te asaj kohe) dhe te rikonceptohet saktesisht. Pritet qe te dixhitalizohet ndoshta nga specialiste vendas dhe te huajt.
Inxhinier Andrea Thimio,-me thote nje moment gazetari- qe ka punuar per te, ka pohuar se per ndertimin e tij eshte punuar plot 22 vjet, qe nga viti 1963 deri ne vitin 1985. Per kete tunel, nga e cila neve na duhet te pershkojme pafund ne drejtime te ndryshme dhe te ngreme skenaret tona punuan ata qe ishin te zgjedhurit e ndermarrjes se ndertimit, ata te xhenios dhe brigada e punonjesve elektriciste. Ky tunel ishte i llogaritur te mbante administraten e Komitetit te Partise dhe Komitetit Ekzekutiv, si edhe disa sherbime kryesore, siç ishin me kete rast Hetuesia, Gjykata, Prokuroria dhe Dega ushtarake...E ftohta eshte bere e paduruar. Te mendosh qe jashte eshte nje i ftohte i paduruar. Djemte e bashkise jane merzitur pakez, por me edukate na lejojne edhe me...
...
Edhe me. Edhe pak fare. Mbarojme. Ne kthim provoj te luaj serish nje dere, por mundimi im eshte me shume se qesharak. Betoni, gati me shume se 10 centimetra i gjere, nuk epet. Eda me ben me shenje se duhet te dalim jashte. Kur mesohemi me driten natyrale, syte na mbesin tek nje grup turistesh, qe sapo kane ardhur ne sheshin e Çerçizit dhe presin te njohin qytetin. eshte fare afer tuneli, e pas pak metrave, ku ta dish edhe ata mund te ngjiten fill ne rreth 80 metra shkalle dhe te jene aty. Te huajt kane mundesi te ndjekin qe te ndjekin te kersheruar elementet e vendstrehimit, i cili gjate Luftes se Ftohte do te arrinte qe te sherbente si ambjent pune per ish- udheheqjen komuniste ne Gjirokaster.
Odiseja, qe me ndihmon dy here per tu futur, eshte i qarte ne ato qe thote. Si te gjithe bashkeqytetaret ka kuptuar se Tuneli dhe madje edhe Enver Hoxha, jane njesoj terheqese per te huajt, ashtu si edhe kalaja dhe shtepite e jashtezakonshme: “Une mendoj dhe kemi ide ta heqim muzeun etnografik- dhe ate ta bejme muzeun e diktatorit Enver Hoxha. Ne i kemi bere kerkese Muzeut Kombetar se ka shume relikte te tij dhe ne duam t’i kthejme ne shtepine e tij. Dhe duam te ngreme, madje edhe nje bujtine qe nje vizitor si gazetar dhe qofte si studiues te vine dhe ta shikojne dhe mund te flene aty. Te shikosh nje enderr diktatoriale”, na buzeqesh neve. Kthim ne identitetin e tij formesor, por jo ne permbajtje, kam lexuar ne pershkrimet e gazetareve vendas. Blerim Kore, nje nga me te njohurit vendas, ma ka pershkruar me detaje prej kohesh. Ashtu, si po ben perballe tani - duke i sqaruar Edes per elementet e tjere te qytetit.
Burri, nuk do e perfundonte dot shekullin e shkuar. I lodhur nga jeta dhe puna e rende, nje dite te vitit ’90 do te mbaronte. Nje dite ndjeu se humbi ne tunelin e tij. Iku tutje per te mos ardhur me...
eshte vere dhe duhet te ikim. Odiseja me perfundon muhabetin per nje burre, qe kish punuar ketu. Ai e ka testuar tunelin nga larg permes ketij burri, e qe une instinktivisht e fus ne reportazh. eshte vape jashte dhe i ftohti eshte ende i pahequr nga trupat tane. Ne te dale kujtoj dhe epigramin e nje patetiku vendas, qe kerkon te jete pjese e historise virtuale “’Kala’ e nje sistemi qe u kalb pa u futur ‘nen toke’”. Ikim tutje ne veren e vitit 2010. Pak me tej.