e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ja gjobat per tejkalimin e shpejtesise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ja gjobat per tejkalimin e shpejtesise
Qeveria ka miratuar dje ndryshimet e reja ne Kodin Rrugor ku dhe percakton te gjitha gjobat qe do te vendosen per shoferet kur tejkalojne shpejtesine e lejuar. Keshtu, sipas vendimit,  cilido, qe nuk respekton kufijte minimale te shpejtesise ose kalon kufijte maksimale te shpejtesise me jo me shume se 10 km/ore, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga dy mije deri ne tete mije leke.

Cilido, qe tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 10 km/ore dhe jo me me shume se 20 km/ore, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga kater mije deri ne gjashtembedhjete mije leke. Cilido, qe tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 10 km/ore dhe jo me me shume se 20 km/ore, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga kater mije deri ne gjashtembedhjete mije leke.

”Pika 10 ndryshohet, si me poshte vijon: 10. Cilido, qe shkel dispozitat e pikes 4, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga nje mije deri ne kater mije leke.. Pika 11, e nenit 141,  ndryshohet, si me poshte vijon: 11. Cilido, qe shkel dispozitat e tjera te ketij neni, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga dy mije deri ne tete mije leke. Pika 4, e nenit 142, ndryshohet, si me poshte vijon: 4. Cilido, qe shkel dispozitat e ketij neni, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga dy mije deri ne tete mije leke.

Pika 10, e nenit 143, ndryshohet, si me poshte vijon: 10. Cilido, qe shkel dispozitat e ketij neni, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga dy mije deri ne tete mije leke. Pika 2,  e nenit 144, ndryshohet, si me poshte vijon: 2. Cilido, qe nuk sillet ne menyren e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave perkatese te akteve ne zbatim, si dhe sipas orientimit te  policit te trafikut, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga dy  mije deri ne tete mije leke. Jane perjashtuar masat e veçanta, te parashikuara ne nenet 6 dhe 7.