e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ja cfare sygjerojne tifozet kur te kendohet himni serb

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ja cfare sygjerojne tifozet kur te kendohet himni serb

Na ndajnë ende dhe 3 javë nga Shqipëri-Serbi, por ndeshja më e ndier e eliminatoreve të Euro 2016 tashmë ka filluar. Tifozët e kanë shënuar 8 Tetorin me të kuqe në kalendar dhe të gjithë janë në kërkim të një bilete për në "Elbasan Arena", mision jashtëzakonisht i vështirë e madje në kufijtë e së pamundurës për shumicën duke parë kërkesën e jashtëzakonshme.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Organet kompetente shtetërore kanë nisur që tani planet për masat e sigurisë si dhe një fushatë sensibilizimi për tifozët.

Shqipëri-Serbi, pavarësisht ngarkesës së madhe emocionale, nuk duhet të njolloset nga çdo akt i shëmtuar që do të cënonte imazhin e Shqipërisë por dhe mund të ndëshkojë rëndë llogaritë e Kombëtares drejt realizimit të ëndrrës së madhe për t’u bërë pjesë e Europianit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Francë.

Të ndërgjegjshëm për dicka të tillë duket se janë edhe pjesa më e madhe e tifozëve Kuq e Zi, që e kuptojnë se pavarësisht se kjo ndeshje i kalon kufijtë e rivalitetit sportiv, nuk duhet në asnjë mënyrë të cënohet me asnjë episod të ngjashëm me ato të huliganizmit serb në Beograd.

Një provë është dhe nisma që po shfaqet me shpejtësi në rrjetet sociale, ku faqja "Albania Team" po lancon iniciativën që në momentin e ekzekutimit të himnit serb, të gjithë tifozët t’i kthehjnë shpinën fushës së blertë.

"Nuk është RACISEM! Nuk është DHUNE! Eshtë thjesht Injorim! Ftojmë te gjithë te na bashkohen", thuhet në postim.