e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Izraeli duhet te mesoje nga gabimet e veta

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Izraeli duhet te mesoje nga gabimet e veta
Qeverite bejne gabime. Por, nese jane te mençura, ato mesojne prej tyre. Nese Qeveria e Izraelit do te jete e arsyeshme, ajo do te mesoje nga zhurma e provokuar nga sulmi i saj ne flotiljen e anijeve humanitare, per t’i rimenduar politikat e veta per Gazen dhe rajonin. Komandot izraelite u versulen ne anijet, mengjesin e se henes, ne perpjekje per te zbatuar bllokaden e tyre ne Rripin e Gazes, qe t’i dobesojne ekstremistet e levizjes se Hamasit atje. Por, si shume operacione te fundit izraelite, edhe ky pati kunder-reagim, andaj eshte e dobishme te mendohet perse. Le te fillojme me pranimin e asaj qe Izraeli e tha per mbrojtjen e vet: Ai e lufton armikun terrorist ne Gaza, miqte e tij ne Evrope dhe SHBA jane mjaft te pasigurt, aleati kyç mysliman, Turqia, po afrohet me Iranin,

ndersa organizatoret turq te misionit humanitar te Gazes kane lidhje me ata qe urrejne Izraelin ne levizjen Hamas. Gjithçka eshte e vertete dhe nga pikepamja e Izraelit eshte terbuese. Por, eshte situate ku nje udheheqes i zgjuar do te mendohej para se t’i hidhte komandot ne det.Problemi i pare i Izraelit eshte se bllokada ne Gaza nuk eshte e qendrueshme. Ajo prodhon te kunderten e asaj qe pritet. Hamasi e forcon kontrollin e vet ne Gaza, ndersa Izraeli behet me i izoluar ne bote. Bllokada gjithashtu perben sfide per militantet pro-Hamasit dhe grupet e ngjashme te veshura me petkun humanitar. Anijet, te henen, ishin ngarkuar me 10 mije tone ndihma humanitare, plus qindra aktiviste nga gjithe Evropa, te pajisur me telefona celulare dhe video kamera.

Thuhet se do te planifikohen edhe shume udhetime te ngjashme.Duke ditur se flotilja mund te ishte problem per marredheniet publike, izraelitet kishin biseduar me Qeverine turke se si te dergohen ndihmat pa asnje konfrontim. Duket se kompromisi ka deshtuar dhe komandot e ndermoren sulmin ne ujerat nderkombetare, rreth 100 km nga bregu izraelit. Udhetaret ne bord reaguan, filluan te shtenat dhe nente aktiviste u vrane.Perse Izraeli e zgjodhi kete opsion te rrezikshem? Pergjigjja eshte se gjate shume viteve, Izraeli eshte mesuar me lirine e pasfiduar te aksioneve ushtarake ne Lindjen e Mesme. Duke operuar me guxim dhe larg shtepise, ai i ka sulmuar dhe frikesuar armiqte e vet. Kjo qasje konfrontuese ka punuar ne menyre te shkelqyeshme kur kundershtaret e Izraelit ishin guerilet e prapambetur dhe ushtrite jokompetente arabe, por ka qene me pak e suksesshme ne epoken e internetit dhe perhapjes se raketave.Epersia ushtarake e ka tunduar Izraelin te ndermarre aksione edhe me te rrezikshme. Shembulli i pare ishte invazioni ne Liban ne vitin 1982, per te cilin shume izraelite mund te thone se e la vendin e tyre me te pasigurt se me pare.

Duke sulmuar flotiljen humanitare, Izraeli zgjodhi nje lufte me Turqine, kundershtar shume me i rrezikshem se Hamasi, mospajtimet me te cilen vlonin ne vitet e fundit.Nje kohe, aleati me i rendesishem i Izraelit ne rajon, Turqia tash synon ta sfidoje hegjemonine e Izraelit si superfuqi lokale. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan eshte nje populist mysliman me mesazh karizmatik: Ne nuk do ta leme Izraelin te na shtyje. Sfida e Turqise u be e zeshme nga ministri i Jashtem, Ahmet Davutogllu, i cili e nderlidhi sulmin e Izraelit me “piratet ne brigjet e Somalise”. “Tash eshte koha per te vendosur: a jemi ne nje bote te civilizuar, apo disa vazhdojne ta kene ligjin e xhungles?

Nese eshte e dyta, atehere ne e dime se çfare duhet bere”.Çfare mundet Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara te mesojne nga gabimet dhe ta orientojne kete krize drejt nje rezultati me te mire? Pergjigjja eshte qe te perdoret fakti se kjo eshte shnderruar ne krize turko-izraelite, e jo vetem problem i Gazes.Turqia ka ambicie rajonale, por nuk eshte nje enklave e çmendur terroristesh dhe nuk e perdor retoriken e mohimit te Holokaustit. Turqia eshte shtet i forte qe deshiron te jete ndermjetesues i pushtetit. Duhet te kete nje menyre per ta kenaqur urine e Turqise per respekt, pa e dobesuar Izraelin. Izraeli ndoshta duhet ta pranoje nje paradoks: Disa here, menyra me e mire per ta menaxhuar nje problem te pazgjidhshem eshte ta nderkombetarizosh ate.