e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ekstradimi: Belgjika pritet te 'sjelle' ne Shqiperi Altin Arapin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ekstradimi:  Belgjika pritet te 'sjelle' ne Shqiperi Altin Arapin
Me ne fund vendoset marreveshje ekstradimi me Belgjiken

Merr fund dilema e nje marreveshje ekstradimi mes nesh dhe Belgjikes, akt ky qe prej kohesh eshte pare edhe si mundesia e vetme e shpetimit te shume emrave te cilet ne vendin tone jane te denuar me burgim te perjetshem ndersa ne vendet e Europes kane mundur te perfitojne edhe strehim politik, kjo per vete menyren se si jane formuluar dosjet penale ndaj tyre si dhe kerkesat per ekstradim te kryera pikerisht nga te njejtet komponente te ligjit ne vendin tone. Nderkohe qe nder emrat me te shumeperfolur si perfitues te mungeses se marreveshjes se ekstradimit me nje sere vendesh jane pikerisht anetaret e asaj qe u quajt edhe organizata e “Hakmarrjes per Drejtesi”. Nderkohe qe Krimet e Renda kane dhene verdiktin ne lidhje me keta emra, disa prej te cileve edhe jane denuar me burgim te perjetshem, jane pikerisht keta emra qe kane perfituar strehimin politik ne Zvicer, Holande dhe Belgjike. Pikerisht me kete te fundit diten e djeshme u vendos perfundimisht edhe marreveshja e ekstradimit, nga qeveria shqiptare, marreveshje kjo qe me ne fund mundeson sjelljen para drejtesise shqiptare pikerisht emrat e bujshem te krimit qe mund te jene arrestuar dhe strehuar ne kete vend.

Altin Arapi dhe ekstradimi

Ai do te akuzohej jo vetem si nje prej anetareve me aktiviste te “Hakmarrjes...”, por madje do te akuzohej dhe denohej edhe per nje nga vrasjet me te bujshme te shtate viteve me pare, vrasje ne te cilen humbi jeten ne nje atentat shoferi i ish-kryeprokurorit te vendit. Nderkohe qe arapi do te mund te arratisej thuajse menjehere pas krimit per ne Maqedoni e prej andej ne drejtim te Blegjikes, tri dite me vone do te merrte vesh edhe faktin se ishte e kerkuari i policise se Shtetit per vrasjen e Genci sinus. Prej andej ku ishte strehuar, Arapi nis ne drejtim te drejtesise shqiptare vetem numrin e vet te celularit me ane te te cilit kishte njoftuar taksine nga ku dolen edhe plumbat qe u vra Genci Sina, ish-gardisti ne automjetin e te cilit gjendej familja e kryeprokurorit te asaj kohe Dhori Sollaku. Arapi do te arrestohej per llogari te policise shqiptare si anetar i “Hakmarrjes per Drejtesi” ne emer te se ciles ishin ndaluar dhe liruar edhe anetaret e tjere e veçanerisht vellezerit Shyti, Orik dhe Leartm, dy djemte qe edhe u konsideruan si kokat e hakmarrjes, ndersa asnjeri prej tyre nuk u vendos para drejtesise sone; fillimisht si mungese e marreveshjeve te ekstradimit, por me pas edhe per efekt te akuzave politike qe drejtesite e vendeve perkatese pretenduan se jane ngritur ndaj tyre. Tashme me miratimin e vendimit per ekstradimin me Belgjiken, Altin Arapi mund te sillet ne Shqiperi per te vuajtur denimin me burg te perjetshem.

Ekstradimet, ngerçi i kurdokoh`shem

Jo vetem mungesa e marreveshjeve te ekstradimeve me nje sere vendesh te fort lakmueshme te njerezve te botes se krimit por edhe gafat e renda profesionale te elementeve te drejtesise qe jane gjendur shpesh here ne vendin e gabuar, kane bere te mundur qe emra te njohur te botes se krimit te perfitojne. Perfitimi rralle eshte transmetuar me te gjithe te vertetat e saj, por ajo qe spikat ne te vertete lidhet me nje sere faktesh te tjera qe disa prej drejtesive sidomos, te Holandes, Belgjikes, Zvicres dhe te Suedise i kane kontestuar duke refuzuar te nisin drejt vendit tone shtetasit shqiptare qe arrestoheshin prej tyre per llogari te drejtesise shqiptare. Ne te vertete vendimi i djeshem i qeverise mund te “ndeshkoje” vetem nje prej emrave te njohur, ndersa pjesa tjeter mund te vazhdojne te jene te lire nen gafat e renda te drejtesise shqiptare.