e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Fyle: Shqiperia me prane BE-se, te zgjidhet kriza

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Fyle: Shqiperia me prane BE-se, te zgjidhet kriza
Bashkimi Evropian rikonfirmoi dje mbeshtetjen pa medyshje ndaj perspektives evropiane te vendeve te Ballkanit Perendimor. Kjo u deklarua nga ministri i Jashtem spanjoll, Anguel Moratinos, vendi i te cilit ka presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, ne perfundim te takimit ne Sarajeve, te ministrave te Jashtem te vendeve anetare te BE dhe vendeve te Ballkanit Perendimor, Shqiperise, Maqedonise, Kosoves, Serbise, Kroacise dhe Bosnje- Hercegovines. Per here te pare, Kosova u ul ne tryezen e bisedimeve si pjesemarrese e barabarte me Serbine dhe vendet e tjera evropiane dhe ballkanike. Ne deklaraten perfundimtare u pershendet ideja e BE per ta shtrire heqjen e vizave per gjithe Ballkanin. Nderkohe lidhur me proceset integruese te Ballkanit ka folur dhe ministri i Jashtem i Spanjes, i cili ka theksuar se BE ka prioritet integrimin e rajonit. Ne kete takim kane marre pjese 48 delegacione – ministra te puneve te jashtme dhe zyrtare te larte te BE-se, te vendeve te Ballkanit Perendimor, SHBA-ve, Rusise, Turqise dhe organizatave nderkombetare.

Komisioneri i Fyle

Komisioneri per zgjerim, Shtefan Fyle, perpos tjerash deklaroi se kriteret e liberalizimit te vizave jane teknike dhe vendi yne duhet ti permbushe keto per te perfituar levizje te lire. Gjithashtu ai u shpreh se kerkohet nga lideret shqiptare nje zgjidhje sa me e shpejte. "Nuk ka ndryshim rregullave te lojes persa i perket levizjes se lire. Shqiperia do te duhet te plotesoje kushtet e mbetura. Nuk ka kritere politike per liberalizimin e vizave, por uroj qe lideret politike ne Shqiperi te arrijne nje marreveshje para se Parlamenti Evropian dhe Keshilli Evropian te marrin vendimin per liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian ka dhene tashme rekomandimin e tij pozitiv", deklaroi komisioneri Fyle. Nderkohe kryediplomati spanjoll Moratinos, theksoi se kur Komisioni Evropian hap driten jeshile per nje procedure, nuk ka ndodhur kurre qe PE dhe Keshilli Evropian te dalin kunder.

Meta: Kompromis per te mos u ndeshkuar pa merite

Ministri i Jashtem, Ilir Meta, ka dhene nga Sarajeva nje deklarate, ku per here te pare shprehet per nevojen e nje afati per zgjidhjen e krizes politike. "Te gjithe instrumentet jane aty. Partite duhet te mendojne me shume vullnet pozitiv. Duhet me shume respekt per te gjithe institucionet kushtetuese dhe per te gjithe ata aktore te rendesishem nderkombetare qe kane qene te interesuar per dialogun dhe zgjidhjen konstruktive, te kesaj situate qe eshte absurde", u shpreh Meta. Meta u shpreh se vazhdimi i situates do te kete pasoja negative per statusin e vendit kandidat, por le te kuptohet edhe çeshtjen e vizave dhe zhgenjimin e partnereve nderkombetare. "Ne ditet e ardhshme shpresoj qe te kete perpjekje te palodhura pozitive. T'i largohemi retorikes qe nuk afrojne drejt zgjidhjes. Kjo situate nuk eshte e kendshme dhe Shqiperia mund te marre nje ndeshkim te pamerituar", theksoi Meta.

Anguel Moratinos

"Takimi i sotem mund te konsiderohet nje dite historike. Mendoj se sot Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit perendimor arriten nje marreveshje te re. Nje marreveshje per te ardhmen. Nje e ardhme shprese, paqeje, nje e ardhme e integrimit te plote ne Bashkimin Evropian".

Stefan Fyle

“Shpresoj shume qe procesi ne te cilin jane angazhuar udheheqesit politike ne Shqiperi me synimin per gjetjen e nje zgjidhje te ngerçit politik, do te perfundoje para shqyrtimit te çeshtjes nga Parlamenti Evropian, pasi do te jete nje stimul politik per te arritur nje vendim te shpejte dhe pozitiv ne Keshillin e Evropes dhe Parlamentin Evropian."

BE: Mbeshtetje integrimit te Ballkanit

Perfaqesuesit e vendeve anetare te BE, te mbledhur ne Samitin e Sarajeves, kane miratuar dokumentin e perbashket, ne te cilin shprehet mbeshtetja per integrimin e Ballkanit. Dokumenti ne fjale kerkon nga vendet e rajonit me shume perpjekje ne realizimin e reformave dhe ne plotesimin e standardeve. “Synimi yne i perbashket eshte anetaresimi i Ballkanit perendimor ne BE. Per kete vendet e rajonit duhet te intensifikojne reformat dhe perpjekjet per te plotesuar kriteret, pasi kane ende shume sfida perpara”, thote dokumenti. Me tej lideret e vendeve te BE, te kryesuar nga ministri i Jashtem spanjoll, Moratinos, kane pershendetur propozimin per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.