e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Pronat, regjistrimi perfundon ne vitin 2011

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pronat, regjistrimi perfundon ne vitin 2011
Projekti i regjistrimit te pronave te bregdetit te Jonit do te nise te implementohet qe nga tetori i ketij viti dhe do te perfshije inventarizimin e se gjithe pasurise kadastrave. Prezenca e OSBE-se ne Tirane beri te ditur per “Shqip” detajet e projektit, i cili eshte diskutuar dy dite me pare ne qarqet me te larta te Athines zyrtare.

Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe eshte zbatuesja e nje projekti qe ne fakt mbeshtetet nga disa qeveri europiane dhe arrin shumen e 1.5 milione eurove, ku vetem 6 per qind e saj eshte marre persiper nga qeveria greke. Prezenca e OSBE-se ben te ditur per “Shqip” se ky projekt qe eshte lançuar ne fillim te vitit te kaluar perbehet nga dy faza te saj. Regjistrimi i Pare i Tokes ne zonen bregdetare jugore eshte pjese e projektit “Regjistrimi i pasurise se paluajtshme dhe vendosja e tabelave emertuese ne zonat prioritare bregdetare te Shqiperise”, financuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian dhe zbatuar nga Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi.

Projekti ka filluar ne fillim te vitit 2009. Pjesa e projektit qe lidhet me vendosjen e tabelave emertuese tashme ka perfunduar ne Bashkine e Sarandes. Pjesa tjeter, qe lidhet me veprimtarite e regjistrimit te pare te pasurive, planifikohet te filloje ne tremujorin e fundit te vitit 2010. Ky projekt i OSBE-se mbulon zonen bregdetare jugore te Shqiperise midis Orikumit dhe kufirit shqiptar me Greqine. Konkretisht te gjitha fshatrat dhe qytetet e Qarkut te Vlores, qe nis nga Orikumi deri ne Gjirin e Sarandes. Projekti financohet ne shumen prej 1,5 milione eurosh nga delegacioni i Bashkimit Europian dhe nje kontribut financiar shtese prej 186 mije eurosh nga qeveria greke, çeke, zvicerane dhe amerikane. Kontributi i qeverise greke perben thuajse 6 per qind te buxhetit te pergjithshem te projektit. Sipas parashikimeve te percaktuara ne draftin e OSBE-se, regjistrimi i te gjitha pronave do te duhet te perfundoje ne dhjetorin e vitit 2011.

Pas perfundimit, te dhenat do te dergohen ne Zyren e Hipotekave, e cila me pas do te shperndaje certifikatat legjitime te pronesise. Siç mesohet, ende nuk ka perfunduar tenderi per zbatimin konkret te regjistrimit, i cili do te perfshije si toka bujqesore, troje banesash apo edhe turistike. Fshatrat e bregut te Jonit kane probleme ne shperndarjen e tokave dhe njohjen e pronesise dhe konfliktet vazhdojne te mbizoterojne, duke frenuar dhe hyrjen e investimeve te medha ne kete pjese te vendit. Athina zyrtare eshte interesuar shume per kete proces, nderkohe qe zona e bregut te Jonit nuk eshte pjese e banuar nga minoriteti grek. Gjithsesi shoqata politike ku eshte organizuar minoriteti, perkatesisht OMONIA, ka dege ne qytetin e Himares por edhe ne fshatrat e tjere te bregut.

Ky projekt synon asistimin ne çeshtjen e kthimit te pronave dhe garantimin e statusit te pronave ne te gjithe hapesiren bregdetare te Shqiperise (perfshire projektin e regjistrimit te aktiviteteve) dhe projektin e qeverise per krijimin e sistemit uniform te adresave. Donatore ne kete projekt eshte Komisioni Europian, qeveria e Republikes Çeke, qeveria e Greqise dhe ajo e Shteteve te Bashkuara. Por deri tani, ky projekt nuk ka nisur te zbatohet, pasi nuk kane perfunduar procedurat e tenderimit. Ne vitin 2008, Prezenca e OSBE-se nisi implementimin e kesaj strategjie per bregdetin e Jonit. Projekti konsiston ne perfshirjen e regjistrimit te rreth 70 mije titujve te pronesise ne proces. Sipas OSBE-se, çeshtjet e pronesise ne rajonin e bregdetit te Jonit kane ndikuar ne moszhvillimin e duhur te resurseve reale te kesaj zone.