e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Iu gervisht makina, specialet masakrojne shoferin e autobusit ne Tirane (FOTO)

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Iu gervisht makina, specialet masakrojne shoferin e autobusit ne Tirane (FOTO)
Efektivët e Operacioneve Speciale, terror me armë në qendër të Tiranës.
Gërvishtja e makinës, policët masakrojnë shoferin e urbanit.
Përplasen fizikisht policët me uniformë me ata civilë.

Flet Martin Curri, shoferi i urbanit të Kamzës që u plagos nga 4 policë.

Shoferi: Njëri mbushi pistoletën dhe ma drejtoi në fytyrë.

Martin Curri, shoferi i autobusit të linjës Kamzë-Tiranë, i cili u sulmua barbarisht nga 4 efektiva të skuadrës Operacionale të Tiranës, tregoi se ka qenë një ngatërresë përfshirja e tij në këtë sherr.  I shtruar në Spitalin Ushtarak, me plagë të rënda kryesisht në fytyrë dhe në kokë, 64-vjeçari Curri tregoi dje në një intervistë për gazetën “Panorama” detajet e incidentit të djeshëm në qendër të Tiranës që terrorizoi banorët. Sipas tij personat që e kanë plagosur, të cilët ishin policë civilë, e kanë goditur me tyta pistolete në kokë dhe fytyrë, pa iu prezantuar se cilët ishin dhe për çfarë arsyeje po e qëllonin. Madje njëri prej tyre ka mbushur pistoletën dhe ia ka drejtuar në fytyrë. “Më pyetën se kush ishte shoferi i autobusit dhe unë duke menduar që e kishin për shoferin e autobusit të Kamzës, u thashë që isha unë. Aq deshën dhe më shanë, pastaj më goditën me çfarë kishin në dorë, me tyta pistolete, madje njëri e mbushi armën dhe ma drejtoi në fytyrë gati për ta shkrepur”, tregoi dje shoferi Martin Curri. Nga ana tjetër, mësohet se në asnjë moment 4 personat që e kanë plagosur, nuk i janë prezantuar si punonjës Policie, pasi ishin civilë.