Papua New Guinea njeh Kosoven
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Burime të RTK-së brenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës bëjnë të ditur që Papua New Guinea ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Kjo njohje ka arritur si rezultat i vizitave të shpeshta të Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Sipas këtyre burimeve, Ministria e Jashtme e Kosovës është duke pritur njohjen verbale nga Papua New Guinea për të konfirmuar njohjen nga ky vend.