e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berluskoni: 'Euro, nje mashtrim i madh'

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berluskoni: 'Euro, nje mashtrim i madh'
 "Mashtrimi i madh nuk është qeveria teknike, mashtrimi i madh është euro", e cila “nuk ka mbështetje një bankë qendrore" edhe ngaqë  "Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të heqin dorë nga e drejta për të stampuar monedhën". I ka thënë këto Silvio Berluskoni në paraqitjen e librit të Renato Brunetta-s me titull: "Mashtrimi i madh".

"Memorandumi - i cili duhet firmosur për të marrë para nga fondet Esm - ka vijuar Kavalieri, është një dokument që përmban gjithë masat shtrënguese, që një vend duhet të impenjohet të zbatojë, por këto norma e çojnë ekonominë në kolaps, e fusin ekonominë brenda një spiraleje të vazhdueshme, të cilës nuk i shihet fundi".

Për Gjermaninë ka thënë se: “nëse nuk ia del Bce - banka huadhënëse e instancës së fundit - zgjidhja tjetër është dalja nga euro. Nuk do të ishte një tragjedi dhe është një zgjidhje që edhe bankat e rëndësishme gjermane e konsiderojnë të mundshme.” Po një fiskalitet kompakt? "Gjermania, e cila duhet të ishte një vend i bashkuar, në fakt nuk ishte", ka thënë Berluskoni.

“Ka dhe një zgjidhje të tretë, por absolutisht negative: secili nga vendet të zotërojnë të drejtën për të stampuar monedhën, por është një zgjidhje jo e dëshirueshme, që do të sillte fundin e euros dhe çintegritetin e BE-së. Kjo është ideja ime, por nuk është marrë kurrë seriozisht nga shtypi dhe as nga kjo qeveri, e cila ka vënë taksa, të cilat kanë pakësuar paratë nëpër familje, duke krijuar ankth dhe frikë për të ardhmen", ka përfunduar Silvio Berluskoni.