Italianet çmenden per Salihin, Kievo dhe Torino duan sulmuesin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas interesimit të klubeve gjermane, franceze, ruse, ukrainase dhe turke, tashmë emri i Hamdi Salihit lakohet edhe në Itali. Për sulmuesin shqiptar interesohen dy skuadra të ligave përtej Adriatikut: bëhet fjalë për Kievo, Veronën nga Seria A dhe Torinon, që militon në Serinë B. “Bomberi” kuqezi ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Rapidi i Vjenës, nëse nuk merr ofertë nga një klub më peshë në ligat më të mira. Megjithatë, këshilltari i tij, Erkan Suleman ka konfirmuar për “sportnet.at”: “Po, është e vërtetë. Jemi në bisedime me një klub italian”. Megjithatë, përfaqësuesi i Salihit ka saktësuar se për momentin nuk ka asgjë konkrete, por këto janë kontakte të zakonshme nga skuadrat që tërhiqen nga kualiteti dhe “nuhatja” e shkodranit përpara portës. Në fakt, statistikat e Salihit janë mbresëlënëse: ai ka shënuar 68 gola në 138 ndeshje të Bundesligës austriake. “Interesimi i madh, madje edhe nga Gjermania, Franca dhe Rusia? Nuk ka pasur asgjë konkrete. Ne bisedojmë me mjaft klube që janë interesuar për Salihin, megjithatë, Rapidi ende nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare”, - shtoi Suleman.
Transferimi në kampionatin italian do të ishte një sfidë mjaft joshëse për Salihin. Edhe pse Kievo nuk është një emër i madh, ndërsa Torino që ka reputacion luan në kategorinë e dytë, sulmuesi mund ta përdorte transferimin si trampolinë për t’u konfirmuar në këtë ligë, e ndoshta për të synuar një piacë edhe më të rëndësishme. Në anën tjetër, nëse do të mungonin ofertat që realisht do ta linin pa fjalë, 27-vjeçari mund të vendosë të qëndrojë te Rapidi i Vjenës, për t’u larguar në vitin 2012 me parametër zero. Kjo do të bënte që Salihi ta zgjidhte destinacionin sipas dëshirës, e natyrisht të pretendonte edhe rrogë më të lartë.