Italia dhe Gjermania fitojne bindshem
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Italia morri 3 pikë të plota në ndeshjen e transfertës ndaj Maltës me rezultatin 2-0. Balotelli u shfaq në formë, teksa shënoi një dopietë që në pjesën e parë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, Brazil 2014.
Italia në këtë mënyrë merr kryesimin e Grupit B me 13 pikë, 3 më shumë se Bullgaria e vendit të dytë. Kontribut të rëndësishëm në fitoren e italianëve dha edhe portieri Buffon, i cili priti një penallti në pjesën e parë të takimit.
Fitore të lehtë arriti edhe Gjermania, e cila mposhti Kazakistanin 4-1 në ndeshjen e Grupit C. Reus, Gotze dhe Gundogan shënuan në pjesën e parë, duke i dhënë Gjermanisë avantazhin e tre golave në pushimin e ndeshjes.
Pjesa e dytë filloi ashtu siç nisi e para, me Reus, i cili shënoi golin e katërt dhe të dytë personal në këtë sfidë. Golin e vetëm për miqtë e shënoi Schmitgal në minutën e 46-të. Me këtë fitore skuadra gjermane vazhdon të kryesojë Grupin C me 16 pikë.