e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Itali, ‘pucin’ ta beri Prandelli'…

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Itali, ‘pucin’ ta beri Prandelli'…
Na mjaftuan vetëm 2 ndeshje të shkëlqyera për ta ngritur në piedestal Italinë e Prandelit por na mjaftoi vetëm 1 për ta kryqëzuar. Kombëtarja Italiane u vetkënaq gjatë çerekfinaleve dhe gjysëmfinaleve sepse arriti të nxirrte nga gara 2 skuadra mjaft të forta si Anglinë dhe Gjermaninë. Jo vetëm i eleminoi, por ato ndeshje ishin spektakolare për azurrët.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Gjermaninë trajneri italian doli përpara mediave duke i rënë gjoksit me grusht se Italia e tij ishte më e mira e të gjitha kohërave, harroi se një ekip i mirë është ai që fiton trofe dhe këtë deklaratë e bëri vetëm në gjysëmfinale.

Të fitosh një ndeshje futbolli duhet njëherësh të jesh në formë, të bllokosh kundërshtarin dhe shpeshherë duhet dhe fat. Italia i pati të gjitha në 2 ndeshjet pas grupeve por i munguan të gjitha në finale.

Skuadra ishte shumë e lodhur dhe taktisht shumë dobët. Italia vendosi të luante kundër Spanjës ashtu si kundër Anglisë dhe Gjermanisë por harroi që përpara kishte një kampion Evrope dhe një kampion Bote. Ndeshja kundër Spanjës u interpretua gabim nga Prandeli.

Gafa e parë ishte prezenca e Kielinit në fushë, aq më shumë në krahun e majtë që nuk është i preferuari i tij. Duhet ta pranojmë, goli i parë ishte për fajin e tij. Dëmtimi dhe pozicioni jo i duhur ku luante bëri që Prandeli ta humbiste bastin e parë me mbrojtësin bardhezi aq sa e zëvendësoi pasi nuk vazhdonte më lojën.

Balzareti në krahun e majtë ofron më shumë siguri dhe si për fat ai e mori vendin që i takonte. Basti tjetër i humbur ishte zëvendësimi i Kasanos me Di Natalen. Ky i fundit përveç 2 gjuajtjeve humbi në fushën e lojës. E dimë të gjithë që Kasano nuk mund të luaj 90 minuta por në një ndeshje finale duhet të shtrëngonte dhëmbët dhe ti jepte kurajo zemrës së tij. Në rolin e trekuartistit ai do t’i jepte shumë Italisë sepse Montolivo nuk ishte në ditën e tij më të mirë.

Gafa e tretë dhe më e pafalshme ishte ajo e zëvendësimit të Montolivos me Tiago Motën. Mesfushori i Parisit nuk ishte mirë fizikisht por Prandeli e rrezikoi dhe luajti për shumë minuta me 10 lojtarë sepse Mota u dëmtua vetëm pas 4 minutash lojë.

Kam bindjen se, nëse Italia do të futej në lojë për tu mbrojtur, Spanja do ta kishte më të vështirë fitoren. Nëse Italia do të bënte atë që di të bëj më mirë ndoshta do të flisnim ndryshe sot por është e sigurt që kjo Itali është si kameleoni që ndryshon ngjyrat.

Jo vetëm kundërshtarët nuk e kuptojnë, por duket se ajo s’po kupton veten…