Itali, Lazio mposht Juven, shkon ne finalen e Kupes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lazio ka arritur të mposhtë Juventusin me rezultatin final 2-1 duke siguruar kështu biletën për në finalen e Kupës së Italisë Ndeshja ishte mjaft e tensionuar, teksa të dyja skuadrat po luftonin për të shënuar që në pjesën e parë të takimit. Me gjithë rastet e krijuara, asnjëra prej tyre nuk arriti të gjente rrugën e golit. Pjesa e parë përfundoi me shifrat e bardha 0-0. Në fraksionin e dytë të lojës, Lazio u shfaq më kërkuese, teksa arriti të gjente golin e parë në minutën e 53 me anë të Gonzalez. Deri në minutën e 91 shifrat ishin ende 1-0 për Lazion kur një minutë më pas Vidal barazoi gjithçka për Juventusin, por gëzimi i bardhezinjve zgjati vetëm pak sekonda, pasi Floccari u kthye në hero duke i sjellë sërish avantazhin Lazios.