Angli, Man City ndalet nga QPR, Newcastle arrin te marre 3 pike
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dje u luajtën katër ndeshje të Premier League-s për javën e 24-ërt, ku kampionët në fuqi të Manchester City-t u ndalën në “Loftus Park” ndaj QPR-së me rezultatin e bardhë 0-0. Djemtë e Mancinit nuk arritën që të merrnin 3 pikët e dëshiruara në këtë sfidë, duke mbetur katër pikë prapa Manchester United-it kryesues, por me një ndeshje më pak.
Në sfidat e tjera, Newcastle arriti të fitonte në transfertë ndaj Aston Villa-s. Miqtë shënuan dy herë me anë të Cabaye dhe Cisse, ndërsa vendasit shkurtuan diferencën me anë të një penalltie të shënuar në gol nga sulmuesi Benteke.
Wigan arriti të merrte një pikë mjaft të rëndësishme në “Brittania Stadium” përballë Stoke City-t. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të mbrojtësit Shaëcross dhe më pas dyfishuan me sulmuesin Crouch, por Wigan mundu të përgjigjej me McArthur dhe Santo-n.
Sfida mes Sunderland dhe Swansea përfundoi në paqe 0-0.