Ishte nisur për ndeshjen e së mërkurës, plagoset nga sulmet terroriste (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmet terroriste që goditën Brukselin mëngjesin e sotëm shkaktuan 34 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Mediat ndërkombëtare raportojnë se mes të plagosurve ndodhet edhe basketbollisti Sebastien Belin.
Ai ishte prezent në momentin e shpërthimit të bombës dhe një foto e publikuar në rrjetet sociale e tregon atë të shtrirë në tokë.
Braziliani me shtetësi belge u plagos në sulmet që ndodhën në aeroportin 'Zaventem' dhe u transportua menjëherë në spital.
Belin ndodhej në aeroport për t'u nisur Italisë, vend në të ciiln do të luante të mërkurën ndaj Verases, në çerekfinalet e 'FIBA Europe Cup'.
