Ish kryeministrja britanike, Baronesha Thatcher ndahet nga jeta
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe Baronesha Margaret Thatcher u nda nga jeta sot në moshën 87 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak, njoftoi zëdhënësi i saj. Lordi Bell tha: “Është një hidhërim i thellë që Mark dhe Carol Thatcher njoftuan se nëna e tyre, Baronesha Thatcher vdiq në paqe pas një goditjeje në zemër”.
Baronesha qe kryeministrja konservatore e Britanisë nga viti 1979 deri më 1990. Ai qe gruaja e parë që mbajti këtë post.
Ajo pati lindur si Margaret Roberts dhe u bë deputete konservatore për zonën Finçlei, Londra veriore, në vitin 1959. Ajo u tërhoq si deputete në vitin 1992. Pasi pati qenë sekretare (ministre) për Arsimin, ajo sfidoi ish-kryeministrin Edward Hearth për kryesinë e partisë më 1975. Ajo fitoi zgjedhjet e përgjithshme më 1979, 1983 dhe 1987.