Idrizi: Greqia, presion mbi Parlamentin per te mos miratuar rezoluten came
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Partia që përfaqëson interesat e komunitetit çam në politikën shqiptare, PDIU ka denoncuar dje në mënyrë të drejtpërdrejtë faktin se Parlamenti shqiptar është nën presionin e Greqisë për të mos miratuar projektrezolutën për zgjidhjen e çështjes çame”.
Kreu i kësaj force, Shpëtim Idrizi ka tentuar dje të takojë dy relatorët e komisionit të Jashtëm për të hartuar një draft integral të kësaj projektrezolute, por kjo gjë është bërë e pamundur se në takim nuk ka ardhur përfaqësuesi demokrat Fatbardh Kadilli, i cili mësohet se ka qenë në zonën e tij elektorale në Pogradec. Për këtë arsye, prania në këtë takim vetëm e relatorit socialist Qemal Minxhozi nuk ka shërbyer për të gjetur një zgjidhje të mesme sa i përket draft-rezolutës. Ndaj pas përfundimit të këtij takimi, kreu i PDIU-së duke marrë shkas edhe nga mungesa e relatorit demokrat, ka deklaruar se Parlamenti është nën presionin e ambasadorit grek për çështjen e rezolutës çame.
“Po shohim dhe po konstatojmë që Parlamenti shqiptar është nën presion. E thënë kështu, kam parasysh ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, zotin Panariti, i cili deklaroi se ambasadori grek i ka kërkuar që të mos miratohet rezoluta e shqiptarëve të Çamërisë”, – tha Idrizi. Nisur nga kjo, ai ka theksuar edhe njëherë se qëndrimi që do të mbajnë forcat kryesore politike parlamentare lidhur me rezolutën do të përcaktojë dhe pozicionin e ardhshëm elektoral të PDIU-së. “Ne jemi të bindur tek drejtësia e çështjes çame dhe nga mbështetja individuale që kemi marrë nga të gjithë deputetët. Ne kemi bërë të qartë edhe si PDIU që, pasi të mbarojë miratimi i rezolutës për shqiptarët e Çamërisë, do të shohim dhe pozicionet tona elektorale”, – tha Idrizi.