Irina Shayk behet xheloze per Cristiano Ronaldon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjatë ndarjes së çmimeve të Primera Division për sezonin 2013-2014, futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo është nderuar me disa çmime si "Futbollisti më i mirë, "Sulmuesi më i mirë" dhe "Goli më i bukur". Megjithatë një tjetër detaj ka rënë në sy gjatë kësaj ceremonie dhe ka qenë pikërisht xhelozia e modeles dhe partenes së Cristiano Ronaldos, Irina Shayk. Supermodelja është bërë xheloze teksa moderatorja Eva Hache shprehej pozitivisht për yllin e futbollit. "Ti je ai njeri, që në jetën time të kam parë më shumë me të brendshme",- është shprehur Hache. Në këtë video vihet re në portretin e Shayk se nuk është duke u ndjerë mirë duke dëgjuar lëvdatat për partnerin e saj.