e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Intervista/ Takaj: Prilli muaji ynë, diferencën do ta thellojmë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Intervista/ Takaj: Prilli muaji ynë, diferencën do ta thellojmë

Ardjan Takaj men don se ky do të jetë muaji prill do të jetë më i suksesshmi për Skënderbeun. takajPër presidentin korçar, skuadra do të thellojë edhe më shumë diferencën nga rivali kryesor, Partizani.

Në intervistën pas ndeshjes për "Panorama Sport", kreu i klubit theksoi se rruga drejt titullit të gjashtë radhazi është në dorën e Skënderbeut. Megjithatë, Takaj pranoi se një gabim në javët e ardhshme mund t'i kushtonte shtrenjtë skuadrës për vazhdimësinë.

Prisnit një fitore më të lehtë kundër Vllaznisë?

Në pamje të parë dukej se do ta kishim të thjeshtë, por nuk ka qenë e tillë. E zgjidhëm ndeshjen shumë shpejt me atë gol të parë, por Vllaznia u mundua të qëndronte deri në fund në ritmin tonë dhe na hapi probleme. Megjithatë, arritëm që të merrnim me meritë tri pikë.

Partizani barazoi në Laç, tashmë diferenca shkon 6 pikë. I lumtur?

Prilli gjithmonë ka qenë muaji ynë, por gjashtë pikë prapë nuk janë shumë. Kampionati mbetet i gjatë, pasi duhen edhe tetë javë deri në fund. Ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të mos e marrim me të thjeshtë këtë shkëputje, pasi mjafton një moment i vetëm, një gabim që të ndëshkohesh dhe ta pësosh keq. Pikët në këtë moment janë shumë të domosdoshme, si për ne edhe për rivalët tanë.

Ju pret një transfertë delikate në Kukës, por jo vetëm...

Nuk diskutohet që po. Janë javët e fundit dhe ndeshjet nuk janë të vështira vetëm për ne, por për të gjithë. Janë tetë javë që duhen të kenë vlerësimin maksimal, pasi edhe ekipet e tjera kanë nevojë për pikë dhe do të luajnë fort. Presioni në këto javë është më i madh.

Është tashmë titulli më afër?

Ne akoma nuk kemi hyrë të bëjmë llogaritë e pikëve. Do të shohim ndeshjen e radhës, fillimisht në kampionat, për të qenë të kujdesshëm ndaj të papriturave që mund të na dalin përpara. Por, rrugën drejt titullit e kemi të gjithën në dorën tonë.

Kupa mbetet objektiv?

Kupa është një kompeticion tjetër që ka specifikat e veta krejt të ndryshme nga kampionati. Është një trofe që i ka munguar Skënderbeut dhe i vetmi që nuk e kemi fituar asnjëherë. Shpresojmë që ky vit të jetë i duhuri për ne.

Përgatiti: LLAZI SARO