e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Interi, leksion Sampdorias para syve të Murinjos (Video)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Interi, leksion Sampdorias para syve të Murinjos (Video)

inter ikardi ederInteri ka fituar me rezultatin 3-1 kundër Sampdorias ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Serisë A. Skuadra e drejtuar nga Mançini u rikthye tek fitorja pasi kishte humbur përballë Fiorentinës në Firence 2-1.

Për zikaltërit shënuan D'Ambrosio, Miranda, Icardi, ndërkohë që për Sampdorian golin e vetëm e shënoi Kuagiarella.

Pas fitores së sotme, Inter ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 48 pikë, një më shumë se Roma por me një ndeshje më shumë. Në stadium ishte dhe ish-trajneri i Interit, portigezi Zhoze Murinjo.